Menu javore per te qene sa me ne forme pas lindjes

0 0

Shumë gra pas lindjes shqetësohen pasi nuk arrijnë ta kthejnë trupin e tyre në peshën që ka qënë. Por cilat janë këshillat e dietologëve për këtë? Cfarë duhet të konsumoni cdo ditë në mënyrë që të jeni sa më në formë pas lindjes?
Duhet të theksojmë se në këtë menu javore nuk kemi përcaktuar sasi për ushqimin duke qënë se gra të ndryshme kanë pesha të ndryshme trupore. Ushqimi duhet të konsumohet në sasi të tilla që t’i sigurojë trupit kaloritë e duhura për të zhvilluar aktivitetin e caktuar fizik, i cili sigurisht që nuk është i njëjtë për të gjitha gratë.
Çdo ditë:
Mëngjesi
Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm dhe për këtë ju duhet të siguroheni që ai të përbëhet nga: karbohidratet, proteinatdhe yndyrnat vegjetale. Ju këshillojmë që të mos konsumoni gjithmonë të njëjtat ushqime për mëngjes. Pijet që duhet të konsumoni nuk duhet të përmbajnë sheqer.
1- Kos ose qumësht i skremuar ose vegjetal ( prej soje, orizi, avene etj ), sipas preferencës, duke e shoqëruar me fruta dhe drithëra ( mund t’i shtoni brenda kosit/qumështit ). Gjithashtu mëngjesi duhet të përmbajë edhe disa bajame ose lajthi të cilat janë të pasura me omega 3.
2- Fruta, të cilat ju mund t’i konsumoni edhe të shtrydhura, shoqëruar nga një tost me bukë integrale, proshutë krudo dhe djathë tip emental ( i pasur me kalcium ).
3- Fruta të shoqëruara nga një lëng ( për shembull i përbërë nga fruta të kuqe ose finok ), bukë integrale me gjizë ose marmelatë pa sheqer.
4- Fruta të shoqëruara me caj jeshil, galetë orizi/misri, bukë integrale si edhe një kokërr vezë.
5- Fruta, caj, galetë orizi ose misri, bukë integrale si edhe disa feta djathë parmixhan.
Midis vakteve ( pas mëngjesit ose gjatë pasdites ) mund të konsumoni fruta të freskëta të shoqëruara nga pak djathë parmixhan, kos ose 2 lajthi.
Menuja e javës
E hënë
Dreka
1- Makarona integrale me ragu ( mish i grirë, karrota, qepë, selino, domate, hudhër, kripe, piper, vaj ulliri ).
2- Sallatë e përzier e rregulluar me vaj ulliri, limon ose uthull.
Darka
1- Ton peshku i gatuar me majdanoz, limon dhe fara susami.
2- Sallatë e përbërë nga fasulet dhe patatet.
E martë
Dreka
1- Oriz i gatuar me qiqra. Sipër mund ta rregulloni me djathë parmixhan.
2- Sallatë spinaqi.
Darka
1- Salmon në furrë i shoqëruar me një lugë majonez.
2- Sallatë e përzier ( karrota, domate, sallatë jeshile ) e shoqëruar nga një fetë buke integrale.
E mërkurë
Dreka
1- Pene ( makarona ) integrale me domate, borzilok dhe mocarela.
2- Sallatë me perime të stinës ( karrota, finok, kastraveca, selino, speca ).
Darka
1- Fileto gjeli në furrë.
2- Sallatë e përzier ( karrota, finok ) dhe bukë integrale.
E enjte
Dreka
1- Oriz integral me bizele dhe proshutë krudo.
2- Sallatë e përzier.
Darka
1- Pulë në furrë.
2- Sallatë me kungull dhe speca shoqruar nga 4 galeta orizi.
E premte
Dreka
1- Makarona integrale me kungull, vezë dhe proshutë krudo.
2- Sallatë e përzier me rradhiqe, karrota dhe finok.
Darka
1- Tortë e kripur me gjizë, parmixhan, perime dhe vezë.
2- Sallatë me fasule.
E shtunë
Dreka
1- Sallatë me oriz integral, ton, bizele dhe perime.
2- Sallatë e përzier.
Darka
1- Picë margarita e gatuar me miell integral.
2- Një pjatë me perime të pjekura.
E diel
Dreka
1- Fileto peshku në furrë.
2- Perime dhe një fetë buke integrale.
3- Një akullore ose tortë e bërë në shtëpi.
Darka
1- Perime të pjekura dhe një copë djathë parmixhan shoqëruar nga një fetë buke integrale.
Gjithmonë për të rregulluar shijen ju duhet të përdorni vaj ulliri, por pa e tepruar. Sasia duhet të jetë gjithmonë 4-5 lugë në ditë.
Si ëmbëlsirë mund të konsumoni një ose dy akullore në javë. Këshillohet të konsumoni akullore të bërë në shtëpi. Gruaja e cila nuk ushqen fëmijën me gji midis vakteve duhet të konsumojë vetëm furta/perime si edhe nuk duhet të konsumojë asnjë sasi djathi parmixhan.

lexoni dhe: Dieta mesdhetare ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X