Mendoja se isha shumë e shëndoshë e nuk meritoja të më donin, në fakt e kisha gabim

0 0

Kurrë nuk kam menduar se një djalë si i dashuri im do të mi hidhte sytë mua.

Isha mësuar të besoja se askush nuk do të më vlerësonte me trupin e shëndoshë që kisha. Jo se nuk e vlerësoja veten, sepse unë i dija vlerat e mia por mendoja dhe kisha pranuar që të tjerët do të shihnin vetëm trupin tim të shëndoshë dhe asgjë përtej.

Të gjithë më thoshin se karkateri im nuk kishte asnjë vlerë përpara formave të mia fizike. Djemtë që dilnin me mua kurrë nuk e pranonin e mund të pëlqenin dikë të shëndoshë si unë.

Prandaj kur takova Rayan, isha plot pasiguri. Ne u njohëm nga interneti, por trajtimi që kisha bërë pasi kisha luftuar me kancerin në moshën 23-vjeçare më kishte lënë me 30 kilogramë më shumë, me vetulla të zbehta, me flokë shumë të hollë etj.

Isha e sigurt që ai nuk do të më pëlqente. Por, kur shkova në takimin e parë, ai mu afrua dhe më tha “Je shumë më e bukur nga afër”. Unë mendoja se isha e padenjë për dikë të tillë, por ai më dëshmoi të kundërtën.

Ne kemi një vit të dy dhe nuk mund ta shpreh sesi më bën të ndihem. Do të doja që çdokush të përjetonte një dashuri të tillë, të vërtetë, përtej trupit e fytyrës, por në shpirt.

Lexo edhe: Çfare mendojne burrat per trupin e bashkeshortes pas lindjes?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X