Mëmësia më bëri të kuptoj cilat ishin shoqet e vërteta

0 0

Përpara se të bëhesha nënë, rrethi im shoqëror ishte shumë i gjerë. Bëja miq të rinj shumë shpejt, të cilët mund të më ftonin për udhëtime, për plazh për të kaluar natën jashtë etj.

Tani që kthej kohën pas e kuptoj se miqtë e mi reflektonin çfarë prioriteti kisha unë në jetë dhe doja vetëm të shijoja jetën e të argëtohesha sa më shumë të ishte e mundur.

Por sapo ngela shtatzanë, përjetova një tërheqje nga këto marrëdhënie. Me përjashtim të shoqes sime të ngushtë dhe disa të tjerave me të cilat kalova fëmijërinë, kuptova se shumë nga personat që quaja miq, nuk ishin të tillë.

Ndërsa ata vazhdonin të ndiqnin ngjarjet emocionuese dhe të largoheshin drejt aventurave të minutës së fundit, unë isha në shtëpi duke u marrë me të vjellat dhe ndjenjën e lodhjes.

Ftesat filluan të rralloheshin dhe mesazhet e zilet ishin të kufizuara, por në atë kohë filluan të shkëlqenin miqësitë e mia të vërteta, përgjithmonë.

Kështu vihen në provë miqësitë e përjetshme dhe unë fillova të vlerësoj marrëdhëniet autentike që kam pasur.

Pas lindjes, gjithë vëmendjen e mori kujdesi për fëmijën dhe kisha nevojë për miq që kuptonin interesat e mia të reja.

Bisedat e vogla u bënë jashtëzakonisht të parëndësishme dhe papritmas u bëra shumë më e vetëdijshme për njerëzit që lejova të ishin pjesë e rrethit  tim.

Unë kam nevojë për një nënë tjetër që mund të lidhem me të dhe të jem në gjendje të pyes “A është kjo normale?” Pa gjykime.

Ne kemi nevojë për njerëz që janë në rrethana të ngjashme me ne që të ndihemi normalë dhe të vlefshëm.

Këto ditë, miqësitë e mia janë të pakta, por ato janë të pasura.

Gratë që ulen në tavolinën time janë shumë më tepër sesa vetëm mikesha. Ne qajmë, qeshim dhe e mbështesim njëra-tjetrën.

Këto gra dërgojnë një mesazh ose telefonojnë vetëm për të pyetur si jam.

Këto gra më sjellin kafe pa arsye.

Këto gra bëjnë priotitet kohën që kalojmë së bashku në mënyrë që të thellojmë miqësitë tona.

Këto gra ndajnë historitë e tyre me mua: të mirat, të shëmtuarat, momentet festive dhe betejat e vërteta të amësisë.

Këto gra më udhëzojnë, më japin këshilla dhe më frymëzojnë.

Këto gra përjetojnë të njëjtat sfida dhe emocione dërrmuese të rritjes së fëmijëve.

Këto gra janë familja ime dhe më kanë mësuar se çfarë është ngjashmëria e vërtetë.

Lexo edhe: Veshtiresite e nenave, nga nje nene e re

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X