Vështirësitë e nënave, nga një nënë e re

0 0

Të qenit shtatzënë sipas shumë nënave është një dhuratë e vërtetë që ndryshon jetën tuaj përgjithmonë, por në të njëjtën kohë nuk është diçka e lehtë. Ndryshimet më të mëdha ndodhin kryesisht pas lindjes. Trupi, i ndryshuar gjatë 9 muajve, nuk kthehet menjëherë në gjendjen që ka qenë përpara shtatzënisë dhe për këtë proces i nevojitet kohë.

Fëmija rrallëherë i lejon prindërit të flenë, pa dëgjuar të qarat e tij dhe pa u zgjuar çdo dy orë, dhe lodhja ndonjëherë ndikon edhe në marrëdhënien në çift. Nuk është e lehtë të përballosh lindjen e një fëmije dhe ndonjëherë pas lindjes mund të vuash nga depresioni.

Postimi në Facebook i një nëne amerikane, Autmn Benjamin, tregon vështirësitë e hasura pas lindjes. Shumë nëna kanë gjetur veten në fjalët e saj.

Postimi

Pyeta veten për një kohë të gjatë, nëse do ta ndaja këtë fotografi, mendova se do të tregonte pjesën më të vështirë të paslindjes dhe sakrificën që gratë bëjnë nga dita e parë.

Kevin e bëri këtë foto për mua, ditën e dytë pasi linda. Ndërsa po hanim ushqimin e siguruar nga spitali. Një biftek super i gatuar. Isha në një territor të ri. Mësova të ushqeja me gji këtë qenie të re njerëzore që kisha sjellë në botë. Barku im dukej tamam sikur isha ende shtatzanë. S’ më kishin thënë që duhej kohë për t’u rikthyer në formën e duhur, askush nuk më tha se do të kisha gjakderdhje.

Lindja e ka tronditur tërësisht gruan, e cila donte të tregonte të gjitha ndjenjat pas lindjes së vajzës së saj.

Askush nuk më kishte thënë se do të kaloj orë duke qarë dhe plot emocione. Më kujtohet vetja në shtratin e spitalit dhe vetëm qaja. Por, qesha më në fund sepse linda fëmijën dhe ishte mirë. Por tashmë fëmija nuk ishte më i mbrojtur brenda trupit tim. Kjo ishte një ndjenjë e frikshme.

Kujtimet e mia janë të turbullta, por mbaj mend veten duke thënë: “ajo nuk është më e sigurt brenda meje” dhe kjo ishte një gjë e vështirë për t’u përballuar.

Në javët që pasuan unë nuk mund të ecja. Nuk mund të shkoja në banjo. Mbaja pelena gjigante. Mendova se kurrë nuk do të kthehesha në normalitet.

Të jesh një nënë është sakrifica më supreme.

“Jepeni” trupin tuaj për 9 muaj për ta krijuar këtë fëmijë.

Dhimbjet e lindjes.

Përballuni me emocionet që rrjedhin nga të pasurit fëmijë.

Kaloni orë të palodhura duke duke e ushqyer me gji.

Por mbi të gjitha, nënat heqin dorë nga ajo që ishin para se të bëheshin nënë.

“Kurrë mos diskreditoni një nënë …”

Autmn përfundoi mesazhin me frazat e përbashkëta të të gjitha nënave: pavarësisht nga lodhja dhe ndryshimet, të pasurit e një fëmije është gjëja më e bukur në botë.

Nënat heqin dorë nga aktivitetet e preferuara, ëndrrat dhe planet e tyre.

Kurrë mos diskreditoni një nënë, nuk dini as gjysmën e asaj që bën.

Lexo edhe: Te jesh nene sot eshte me e veshtire per pese arsye






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X