Ndoshta gjyshet tona kanë pasur një jetë të vështirë edhe në lidhje me rritjen e fëmijës, por kjo gjë nuk është e lehtë në kohën tonë. Të jesh një nënë në ditët e sotme është më e vështirë për pese arsye. Cilat janë këto arsye?
Një nënë sot ka vështirësi në rritjen e fëmijës sepse…
• Gruaja punon. Kohë më parë detyra e gruas në më të shumtën e rasteve ishte ajo e rritjes së fëmijës ndërsa sot ajo duhet edhe të punojë krahas angazhimeve familjare dhe shpesh asaj i duhet të jetojë me frikën se mos humb memesine.
• Një nënë sot duhet të heqë dorë nga liria e saj. Shumë vite më parë nuk mendohej që gruaja të dilte për darkë apo kafe me miket e saj, ndërsa sot nënat e kanë këtë mundësi e madje mund të shkojnë tek parukierja, të bëjnë pazar. Në momentin që bëhesh nënë këto gjëra të mungojnë.
• Largësia nga familja është një problem tjetër. Edhe pse gruaja mund të jetë bërë nënë ka nevojë për mbështetjen e familjarëve të saj. Të qënit vetëm e bën atë të ndihet më pak e sigurt në vetvete. Kohë më parë njerëzit jetonin më pranë me njëri-tjetrin dhe ofroheshin më tepër për ta ndihmuar nënën e re.
• Problemi fillon edhe në lidhje me partnerin. Kohë më parë ishte diçka e qartë që burri nuk ndihmonte në lidhje me shtëpinë dhe familjen ndërsa sot kohët kanë ndryshuar dhe babi mund të ndërrojë edhe një bebelinë, të ushqejë fëmijën e me rradhë. Kështu në momentin që ai nuk jep ndihmë fillojnë grindjet.
• Gruaja ka para saj shumë informacione. Ndonjëherë para saj shfaqen edhe informacione jo të sakta duke e bërë edhe më të vështirë vendosjen e mënyrës si duhet të veprojë.
Po për ju cila ka qënë vështirësia më e madhe me të cilën jeni përballur pasi keni lindur? Na shkruani në koment. Ju mirëpresim!
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu