Mëlçia e dhjamosur, ja përfitimet nga perimet me gjethe jeshile

0 0

Një tjetër efekt i dobishëm i perimeve me gjethe jeshile, është zbuluar. Duke ngrënë rregullisht spinaq, panxhar, rukola dhe brokoli, juve mbroni mëlçinë duke hequr rrezikun e yndyrës dhe sëmundjeve në këtë organ. Ky është rezultat i një kërkimi suedez nga Instituti Karolinska në Stokholm, botuar në revistën shkencore Pnasdai.

Merita e nitratit inorganik

Sipas studiuesve suedezë, efekti i shëndetshëm i perimeve me gjethe jeshile mbi steatozën hepatike (qelizat e yndyrosura të mëlçisë) varet nga sasia e madhe e nitrateve inorganike që ato përmbajnë, duke reduktuar kështu akumulimin e yndyrës në mëlçi. Eksperimenti u krye në një mostër minjsh laboratorikë të ushqyer me një dietë perëndimore të pasur me yndyrna dhe sheqerna. Brejtësve ju shtua më pas një suplement me nitrat ushqimor që solli një reduktim të ndjeshëm të yndyrës në mëlçi, duke ulur kështu rrezikun e zhvillimit të mëlçisë së dhjamosur,  duke ulur tensionin e gjakut dhe  duke sjellë një ekuilibër më të mirë midis insulinës dhe glukozës në gjak tek minjtë që vuanin nga diabeti i tipit 2. I njëjti rezultat, thonë studiuesit, është marrë edhe në dy eksperimente të tjera të kryera në laborator të bëra me qeliza të mëlçisë së njeriut.

Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare

Nga mëlçia në zemër: kjo është ajo që hulumtuesit suedezë shpresojnë të arrijnë pasi besojnë se sëmundjet kardiovaskulare dhe të mëlçisë lidhen me mekanizma të ngjashëm, të karakterizuar nga dëmtimi i sinjalizuesve të oksidit nitrik, i shkaktuar nga stresi oksidativ, që ndikon negativisht në funksionet metabolike.

200 gramë në ditë

Edhe pse do të nevojiten eksperimente të tjera për të konfirmuar ndikimin e dobishëm të nitratit inorganik, shkencëtarët sigurojnë se duke ngrënë rreth 200 gramë perime me gjethe jeshile në ditë është mjaftueshëm për të arritur efektet mbrojtëse si në laborator.

Ç’duhet të dini?

Mëlçia e dhjamosur (ose mëlçia yndyrore) prek rreth 25% të popullsisë (madje edhe fëmijët) dhe kryesisht shkaktohet nga mbipesha ose konsumimi i lartë i alkoolit. Për momentin nuk ekziston një trajtim efektiv dhe sëmundja mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë çrregullime serioze të tilla si cirroza apo kanceri në mëlçi.

Lexo edhe: Ja cfare e demton melcine e femijes gjate shtatzenise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X