Medikamentet qe mund te perdorni tek femija, ne cdo moshe

0 0

Që nga lindja fëmija mund të paraqesë nje gjende jo të mirë shëndetësore në disa momente dhe kjo për nënën dhe babain do të jetë diçka shqetësuese duke qënë se mund të nevojitet përdorimi i një medikamenti të caktuar. Dhimbje veshi, temperaturë, rrufë, ja cilat janë medikamentet që mund të përdorni tek fëmija, gjithmonë me rekomandimin e mjekut!
Mosha e fëmijës dhe medikamentet
Nëse fëmija është më i vogël se 3 muajsh
• Në rast temperature: Merrni në telefon mjekun për të bërë diagnostikimin pasi mund të keni të bëni me një infeksion apo sëmundje të caktuar. Nëse mjeku jua lejon mund t’i jepni acetaminophen (paracetamol) sipas peshës së tij. Në asnjë mënyrë mos i jepni aspirinë apo ibubrofen.
• Në rast rrufe apo viroze: Nuk rekomandohet asnjë medikament. Provoni metodat natyrale.
Fëmija 3-5 muajsh
• Në rast temperature: Mund t’i jepni shurup paracetamoli. Edhe në këtë rast nuk lejohet aspirina apo ibubrofeni.
• Në rast rrufe: Provoni metodat natyrale.
Nga mosha 6 muajshe deri në 5 vjeçare
• Nëse fëmija ka temperaturë: Mund të përdorni paracetamol ose ibubrofen, por nuk mund të përdorni aspirinë. Paracetamolin mund ta gjeni në formë shurupi apo suposto, ndëra ibubrofenin në formë shurupi. Nëse temperatura është tepër e lartë rekomandohet ibubrofeni.
• Në rast virozash: Në këtë moshë nuk lejohen medikamentet. Do të ishte tepër efektiv përdorimi i aerosolit dhe metodave të tjera natyrale.
Nga mosha 4-6 vjeçare
• Në rast temperature: Mund të përdorni paracetamol ose ibubrofen. Aspirina nuk duhet të përdoret deri në momentin që do t’jua këshillojë mjeku.
• Në rast simptomash gripi dhe rrufe: Sipas “American academy of pediatrics”, në këtë moshë mund të përdorni medikamente për të lehtësuar simptomat e gripit apo rufës. Ato duhet të përdoren me rekomandimin e mjekut dhe në dozën e duhur.

Lexoni dhe: Fëmija nuk pranon të pijë ilaçet, ja si duhet t’ja jepni

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X