Kur fëmijët kanë probleme shëndetësore dhënia e ilaçeve jo gjithmonë është e lehtë për shumë arsye. Shpesh ilaçet kanë shije të pakëndshme dhe kjo gjë bën që të vegjlit të refuzojnë t’i pijnë ato.
Nevojitet qetësi dhe durim
Prindërit duhet të kuptojnë se duhet të jenë shumë të të duruar me fëmijët e tyre, sepse fëmijët janë në gjendje të dallojnë atmosferën që krijohet rreth tyre dhe refuzojnë të marrin ilaçet. Kështu, ata i kap ankthi dhe paniku kur shohin të vegjlit e tyre që ndihen keq.
Bëjeni sa më pak traumatik këtë moment
Shpjegojini fëmijës se mjeku ia ka dhënë ilaçin për të mirën e tij dhe nëse e pi do të shërohet shumë shpejt.
Jepini diçka të shijshme pas ilaçit
Nëse problemi i vetëm qëndron tek shija e pakëndshme e ilaçit, mund të përgatisni një gotë lëng frutash ose disa fruta, të cilat mund t’ia jepni pasi i keni dhënë ilaçin.
Si t’i jepni shurupin?
Për bebet
Dhënia e shurupit mund të jetë ndoshta më e vështirë se medikamentet e tjera. Në këto raste, këshillohet t’ja jepni me anë të një shiringe pa gjilpërë. Shiringa ju ndihmon gjithashtu t’i jepni dozën e duhur.
Për fëmijë pak më të rritur
Kur fëmija është pak më i rritur, mund ta pyesni nëse dëshiron ta pijë shurupin me shiringë apo me lugë. Kjo do ta bëjë atë të ndihet më i rritur dhe më i përgjegjshëm e ka më pak gjasa që të bëjë kapriço.
Përfshijeni edhe fëmijën
Është e rëndësishme që ta përgatisni dozën e duhur të ilaçit së bashku me fëmijën, pasi duke e përfshirë edhe atë, ai do të ndjehet më i rëndësishëm.
Mos e gënjeni për shijen
Nuk është mirë t’i thoni fëmijës se shurupi do të ketë shije të këndshme, nëse realisht nuk ka. Këshillohet t’i tregoni të vërtetën, por duke vënë në pah se pasi ta pijë do të shërohet e do të bëhet mirë. Kjo do të krijojë marrëdhënie besimi mes jush dhe fëmijës.
Si t’i japësh ilaçin me pika në vesh
Nëse ilaçi është për kanalin e veshit, mund të lyeni një copë pambuku dhe t’i hidhni fëmijës disa pika në vesh.
Nëse duhet të arrijë më në brendësi të veshit, shtrijeni fëmijën në një anë, dhe hidhini disa pika të ilaçit.
Si t’i jepni ilaçet me kokrra
Në këtë rast këshillohet që ilaçin ta lubrifikoni me vaj ulliri për ta bërë më të lehtë konsumin e tij.
Lexo edhe: Medikamentet qe duhet te mbani ne shtepi
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu