Më vjen keq fëmijë- nuk do të jem kurrë si ato nënat…

0 0

11 vjet pas prindërimit, unë kam dhënë dorëheqjen nga mundësia për tu bërë ndonjëherë si disa lloje nënash. Dhe në fakt sa më shumë që dëshiroj të jem si ato nëna kuptoj se unë thjesht nuk mund të kem asgjë të përbashkët me to.

1.Unë kurrë nuk do të jem kurrë si ato nëna që i dërgojnë fëmijët në shkollë herët. Kushdo që shkon në shkollën e fëmijëve të mi do t’ju tregojë se fëmijët e mi dhe unë shfaqemi tek dera në minutën e fundit çdo ditë. Rrallë shkojmë aq vonë sa të marrim një paralajmërim, por fëmijët e mi sapo shkëputen nga përqafimi im shkojnë direkt në klasë për mësim, pasi tashmë zilja ka rënë. A jam unë krenare për këtë? Të them të drejtën jo. Sigurisht që një pjesë e imja do të donte të arrinte sa më herët për të folur me prindërit e tjerë dhe për të parë fëmijët teksa lëvizin me energji. Pa marrë parasysh se sa herët zgjohemi në mëngjes, ne gjithmonë dalim nga shtëpia me vonesë. Pra unë kurrë nuk do jem si ato nëna që janë kaq të përpikta.

2. Unë kurrë nuk do të jem nëna që u bën fëmijëve të saj një mëngjes të ngrohtë në një ditë shkolle. A nuk është kjo arsyeja përse kanë shpikur drithërat? Jepuni medalje atyre nënave që e kanë këtë lloj energjie që në mëngjes, unë thjesht nuk e kam. Unë bëj një vakt të ngrohtë në darkë. A merret parasysh kjo?

3. Unë kurrë nuk do të jetë nëna e ideve. Unë nuk do të kem kurrë ide për party-t e ditëlindjeve apo për kostumet e Halloween. Dhe as nuk do të jem ndonjëherë organizuese për lloje të tjera festash. Nuk jam dinake por as edhe krijuese. Madje e kam të vështirë të gjej durimin për të ndjekur udhëzimet e të tjerëve.

4. Nuk do të jem kurrë nëna që lë shënime me dashuri në çantën e drekës së fëmijëve të saj çdo ditë. Rastësisht kam lënë shënime, një ose dy herë të tipit “A më do? Qarko “po” ose “jo”. Me dashuri. Mami.” Në fakt kam provuar të lë të tilla shënime të vogla por më merr disa minuta, kështu që për të mos marrë paralamërime në shkollë për vonesa të panevojshme, nuk ju lë shënime fëmijëve. Pra unë nuk do jem kurrë një nënë e tillë.

5. Nuk do jem kurrë nëna që shpenzon për festat e ditëlindjeve të fëmijëve çdo vit. Unë jam tipi i nënave që e marrin fëmijën dhe diskutojnë se çfarë dëshiron ai përveç ndonjë feste për ditëlindje. Mund të dojë të shkojë në një park nënujor në vend që të organizojë një party, ose çfarëdolloj aktiviteti tjetër. Në çdo tre apo katër vjet ndjenja e fajit më vret ndërgjegjjen dhe unë organizoj ndonjë festë ditëlindje për të vegjlit e mi, por nëse s’do të ishte kjo nuk do ta kisha bërë kurrë. Më vjen keq fëmijë, unë nuk jam ajo lloj nëne.

6. Nuk do të jem kurrë ajo nëna, fëmijët e së cilës flenë direkt në orarin e gjumit. Në shtëpinë tonë, ora e gjumit është 8:30 ose 9:00 e darkës dhe kjo nënë që po shkruan gjithë këtë, heq dorë nga detyra e saj si nënë sapo dritat fiken. Më mundon shumë të çohem nga shtrati dhe të shkoj tek dhoma e fëmijëve për të parë nëse ata po flenë. I dëgjoj shpesh ata duke folur ose duke u grindur me njëri tjetrin, dhe do të doja të ndalonin e të flinin. Por përfundimisht vendos që t’i lë të vazhdojnë vetëm derisa të lodhen dhe t’i zerë gjumi. Pra nuk jam si ato nëna që fikin dritat dhe fëmijët e tyre janë direkt në gjumë. I duartrokas për punën e tyre të palodhshme, por jo, fëmijët e mi janë zakonisht zgjuar edhe kur fiken dritat.

7. Nuk do të jem kurrë si ato nëna që blejnë ushqime bimore. Ndërsa përpiqem të qëndroj sa më shumë në dyqanet ushqimore, përgjithësisht refuzoj të blej prodhime organike. Fëmijët e mi nuk i hanë ndonjëherë frutat dhe perimet por hanë ushqim të konservuar. Fëmijët e mi i pëlqejnë shumë këto ushqime dhe janë të shëndetshëm, e vetmja gjë që unë kujdesem është t’ju jap vitamina herë pas here dhe e quaj të kryer detyrën time.

8. Unë kurrë nuk do të jem një nënë e rreptë me llojet e filmave që fëmijët e mi shikojnë. I lë fëmijët e mi të jenë në gjendje vetë të zgjedhin atë që duhet të shikojnë.

Mos ma merrni keq: i admiroj shumë nënat që i bëjnë të gjitha këto që nuk i bëj unë. Por unë e kam pranuar se nuk do të jem kurrë si ato. Dhe mendoj se nuk jam keqe, pasi fëmijët e mi e duan këtë nënë. Një nënë që merr ditët e pushimit për të bërë udhëtime dhe për të kaluar kohën bashkë me ta. Një nënë që i çon dhe i merr nga shkolla çdo ditë, që ulet me ta kur kanë detyra, që lexon me ta në orare të caktuara dhe që e di se çfarë ekzaktësisht i bën ata për të qeshur.

Unë jam pikërisht nëna që fëmijët e mi duan, kështu që nuk jam si ato nënat që përmenda më sipër.

Lexo edhe: Leter vajzes sime ne ditelindjen e saj te katert

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X