Letër vajzës sime në ditëlindjen e saj të katërt

0 0

E dashur vajza ime e ëmbël,

Sot zemra ime është kaq e mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Sot mendja ime ndihet e maturuar dhe dashuria ime ndihet e forcuar. Sot buzëqesh për gjërat e vogla dhe ushqej çdo moment lumturie.

Sot ti bën katër vjeç dhe unë jam thellësisht kaq shumë mirënjohëse.

Sot, kuptova se nuk do të jesh më vajza ime e vogël përgjithmonë. Sot të pashë si një zonjushë të gjallë, të sigurt, jo më si vajza e vogël e dikurshme.

Këtë mëngjes më ka rënë padashje edhe ndonjë lot, ndëra përgatita drekën dhe të bëra gati për parashkollor.

Ti ishe drita ime, kur unë as nuk e dija se kisha nevojë për një dritë të tillë. Ti më ke bërë të kuptoj për herë të parë kuptimin e vërtetë të dashurisë vetëmohuese, të pakushtëzuar.

Ti më ke bërë të sfidoj gjithçka për të qenë mirë, më ke inkurajuar të luftoj dhe në shumë raste më ke bërë njeri më të mirë e më të duruar.

Jeta jote më ka dhënë frymë në shumë mënyra. Unë jam mësuesja jote e parë, modeli yt i parë, dashuria jote e parë dhe jam aq e vetëdijshme dhe mirënjohëse për këtë dhuratë.

Mendimi për ty ndikon në çdo vendim që marr.

Unë kurrë nuk mendova se fëmija im i parë do të ishte vajzë. U rrita mes djemve dhe ideja e një vajze më frikësonte. Sidoqoftë, nga momenti që erdhe në jetë, u zotova të të jepja ty gjithçka. Të betohem se do të tregoj forcën e gruas. Premtoj se do të vë në dukje forcën që ti zotëron. Do të inkurajoj gjithmonë të zbulosh fuqinë e mendjes dhe shpirtit tënd. Do të mësoj se bukuria e vërtetë matet nga brenda. Premtoj se unë do të jem gjithnjë vendi ku do të ndihesh e sigurt dhe e mbrojtur.

Faleminderit që gjithmonë je e duruar me mua! Faleminderit që gjithmonë më ke dashur në mënyrë të pakushtëzuar, edhe kur nuk kam qenë në gjendjen më të mirë! Faleminderit për ato puthje të papritura dhe përqafime nga pas! Faleminderit që tejkalon çdo shpresë që kam pasur ndonjëherë për të pasur një fëmijë! Faleminderit që je ti!

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!

Do të të dua përgjithmonë,

Mami

Lexo edhe: Drejtuar vajzes sime, kur nje dite t’i thyejne zemren






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X