Mbrojtja nga shtatzania, metoda e mbylljes se tubave

0 0

Mbrojtja nga shtatzania e padëshiruar jo gjithmonë është efektive me të gjitha mënyrat, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për metodën e sterilizimit…
Mbyllja e tubave (sterilizimi tek femrat) dhe vazektomia (sterilizimi tek meshkujt) janë metoda të vetme që kanë rezultat përfundimtar. Ato janë metoda shumë të sigurta, të cilat ju këshillohen personave dhe çifteve të cilët janë të sigurtë se nuk dëshirojnë apo nuk mund të kenë më fëmijë. Planifikimi familjar është në dispozicion të çifteve të cilët dëshirojnë të bisedojnë për këtë vendim të rëndësishëm.
Sterilizimi tek femrat
Ai nuk e ndryshon jetën seksuale të femrës. Cikli i menstuacioneve mbetet i njëjtë dhe menstruacionet vazhdojnë si më përpara.
Vazektomia te meshkujt
Edhe tek meshkujt sterilizimi nuk e ndërron cilësinë e jetës seksuale. Ai është në gjendje të kalojë në ereksion, orgazëm dhe nxjerrje të lëngut seminal (spermë). Disa javë pas operacionit, sperma nuk përmban më spermatozoide.
Si kryhet ndërhyrja?
Tek gratë është i domosdoshëm një operacion në kirurgji për të cilin duhet qëndruar në spital. Operacionin e kryen gjinekologu apo kirurgu. Te meshkujt, operacioni bëhet në kabinet mjekësor apo spital brenda një dite. Këtë operacion e bën kirurgu apo urologu.

Lexoni edhe: 10 menyra per te parandaluar shtatzanine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X