Marrëdhëniet seksuale ndryshojnë raportet mes partnerëve

0 0

Marrëdhëniet seksuale mund të ndryshojnë shumë raportet personale, shpirtërore mes njerëzve. Përse ndodh kjo?

Së pari, është faktori që lidhet me kiminë.

Duhet t’i rikthehemi biologjisë, për të shpjeguar sesi edhe femrat edhe meshkujt pas marrëdhënieve seksuale bëhen skllevër të hormoneve të tyre. Trupi i femrave, pasi përjeton orgazmën lëshon oksitocinë, që ndryshe quhet hormoni i dashurisë, ose hormoni që krijon lidhje mes partnerëve.
Kjo bën që femrat të dëshirojnë të përkëdhelen, të ndajnë sekretet dhe të bëjnë shumë fëmijë.

Burrat nga ana tjetër, pësojnë rënie të testosteronit pas seksit, që i bën ata më të tërhequr. Prandaj, shpesh i zë gjumi pas seksit dhe i përgjigjen rrëfimeve tuaja të zemrës duke gërrhitur. Kështu burrat humbasin interesin, derisa niveli i tyre i testosteronit rritet sërish.

Kjo disbalancë hormonale nuk është aspak në favorin tonë, por të paktën nëse jemi në dijeni, do ta kemi më të lehtë për ta pranuar.

Çfarë mund të bëni?

Është e vështirë të jesh indiferente nëse partneri distancohet pas marrëdhënieve seksuale. Por nëse mbani parasysh se për këtë e ka fajin biologjia, do të mund t’i shikoni gjërat në perspektivë. Përpiquni të ruani qetësinë sa të dilni nga efekti i orgazmës dhe mos arrini në përfundime të shpejta.

Jepini kohë njëri-tjetrit.

Dhe mos harroni se si çdo gjë tjetër në jetë, edhe në seks, komunikimi është çelësi i suksesit. Kini parasysh se sado e vështirë të jetë nisja e një bisede, mund t’ju mbrojë nga shumë dhimbje zemre më vonë.

Lexo edhe: Humbja e peshes me beri te kem frike te kryej marredhenie seksuale

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X