Rachel Smith kishte qenë mbipeshë tërë jetën e saj, dhe sinqerisht, asaj nuk i ka interesuar ndonjëherë sesi dukej në pamjen e saj të jashtme. Ajo kujton se që në moshën 5-vjeçare të gjithëve i bënte përshtypje kur e merrnin në krah pasi ishte vërtet e rëndë. Por, pas moshës 20-vjeçare, kur asaj i dolën dhëmballët e pjekurisë, kishte shumë vështirësi në ngrënien e ushqimit dhe për këtë arsye humbi rreth 20 kilogramë. Ndryshimi i madh fizik e befasoi. Ajo kuptoi se kilet e saj të tepërta nuk ishin një anomali gjenetike dhe si të gjithë, ajo mund të humbte dhe të fitonte peshë.
Megjithatë, sapo u rregullua problemi i dhëmballëve, Rachel ishte në gjendje, sërisht, të hante normalisht dhe i mori shumë shpejt kilogramët e humbur. Por më pas instaloi një aplikacion në celular që e ndihmonte të numëronte kaloritë që merrte dhe digjte çdo ditë dhe aty filloi një maratonë tjetër e humbjes së peshës.
Kur ndryshimi iu bë i dukshëm fizkisht, ajo po tërhiqte vëmendjen e kujtdo që takonte. Të githë e shikonin çuditshëm. Humbja e peshës filloi gradualisht muajin e parë, duke ardhur në rezultate shumë të mira për të si për pamjen ashtu edhe për shëndetin.
Por, humbja e peshës i solli një shqetësim Rachelit që kurrë nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte ndonjëherë. Ajo filloi të frikësohej shumë për intimitetin seksual. Rachel kujton kohët kur ishte mbipeshë dhe thotë me bindje se personat që i afroheshin e donin për atë që ishte vërtet, jo për pamjen. Sepse sipas saj nëse dikush të do, pavarësisht sesi dukesh, pavarësisht sesa keq mund të tregojnë estetikisht kilogramët e tepërt, atëherë ajo është vërtet dashuri. Në raporte të tilla ajo ndihej shumë e lirshme por gjithçka, ndërsa tani e ka shumë të vështirë të krijojë intimitet me dikë pikërisht sepse nuk e di cila është arsyeja e vërtetë përse po i afrohen.
Aktualisht ajo po ndjek terapi që i mësojnë si të ndërtojë marrëdhënie të shendetshme sociale dhe erotike.
Lexo edhe: Humbja e peshes mund te demtoje kockat
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu