Lodhje dhe nervozizëm? Faji mund të jetë i pranverës ose i tiroides

0 0

Lodhja dhe humori i keq janë shumë të zakonshme me ndryshimin e sezonit. Por nëse ato zgjasin për shumë kohë është mirë që të vizitoheni pasi mund të keni një problem me tiroidet.

Në të vërtetë, “sëmundja e pranverës” ekziston vërtet dhe prek miliona njerëz. Ekspertët e Sie (Shoqëria Italiane e Endokrinologjisë), bëjnë thirrje të mos nënvlerësohen këto sinjale, sepse ato mund të vijnë nga diçka tjetër, si një problem me tiroidet, sidomos kur humori i keq dhe nervozizmi shoqërohen nga çrregullime të tjera gjenerike që zgjasin shumë kohë pa gjetur zgjidhje.

Sëmundjet e tiroideve

Gjithnjë e më shumë njerëz po preken nga sëmundjet e tiroideve: më të zakonshmet janë goiter nodular, hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Porgjithashtu ka shumë njerëz që nuk e dinë se vuajnë nga tiroidet pasi shenjat e kësaj sëmundje mund të jenë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera.

Një gjëndër shumë e rëndësishme

Gjendra e tiroides luan një rol themelor gjatë gjithë jetës: rregullon, si njësi kontrolli, procese të rëndësishme si zhvillimi dhe rritja neuropsikike, është thelbësore për funksionin kardiovaskular, lipidet, glukozën dhe metabolizmin e kockave, ndikon në fertilitet dhe në forcën e muskujve.

Në rast se funksionon vetëm pak

Kur funksioni i saj është i ulët (hipotiroidizmi, sëmundja më e shpeshtë), të gjitha funksionet ngadalësohen dhe shoqërohen me ndjenja të ftohuri, lodhje, lëkurë e thatë, fryrje, memorie të dobët, reflekset më të ngadalta, depresion dhe kapsllëk.

Në rast se funksionon më shumë se ç’duhet

Nëse, përkundrazi, tiroidja funksionon shumë (hipertiroidizmi), ka takikardi, nervozizëm, ankth, dridhje të duarve, pagjumësi, ndjenjë nxehtësie dhe djersitje të tepruar, dobësim dhe ndryshime në ciklin menstrual. Lodhja dhe nervoziteti mund të jenë me të vërtetë për shkak të mosfunksionimit të tiroides.

Shkak bëhet shpesh mungesa e jodit

Një ndër shkaqet e këtyre çrregullimeve ka qenë shpesh mungesa e jodit: një mangësi e jodit në shtatzëni mund të çojë në një defect zhvillimor në trurin e foshnjës së palindur, ndërsa në tek të rriturit shkakton formimin e gungëzave në qafë  dhe hipertiroidismin. Jodi gjendet në ushqime të tilla si peshk, fruta deti, vezë, qumësht dhe mish. Është gjithashtu e dobishme të zëvendësohet kripa e zakonshme e tryezës me kripë të jodizuar.

Lexo edhe: A ndikojne problemet e tiroides ne shtatzeni?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X