Lindja në shtëpi në praninë e 5 vajzave më të rritura

0 0

 

Kur një grua lind fëmijën, ajo zakonisht ka me vete dy të afërm në dhomën e spitalit që e mbështesin në këtë moment. Por, në rastin e Casey Teller, që solli në jetë fëmijën e gjashtë pak kohë më parë, ishte e pranishme e gjithë familja. Nëna zgjodhi të lindte në shtëpi dhe që vajzat e saj të ndanin me të këtë përvojë.

“Të gjithë ishin të kënaqur që ishin në hapësirën e tyre. Vajzat mund të vinin dhe të shkonin lirisht, të gjithë donin të ishin atje”, thotë Teller.

Vajzat e saj dëshmuan momentet e para të jetës së motrës së tyre të vogël dhe Teller nuk do të kishte zgjedhur mënyrë tjetër për të përjetuar këtë ngjarje.

Pesë vajzat e vogla të Teller-it, Audrey 12-vjeçare, Ella 10-vjeçare, Lillian 7-vjeçare, Zolie 4-vjeçare dhe Zuri 2-vjeçare, ishin të kënaqura t’i uronin të parat mirëseardhjen në jetë motrës së tyre të vogël.

Për herë të parë gjatë kësaj lindjeje, nëna kishte vendosur të merrte fotograf profesionist për të stampuar përjetësisht këto momente. Kjo ishte përvoja e parë edhe e fotografes që merrte pjesë në një lindje. Ajo kishte fotografuar në fejesa, dasma, ditlëlindje, por ansjëherë në lindje.

Teller e konsideron veten me fat që ka patur histori të shtatëzanive me rrezikshmëri të ulët dhe lindjeve të pakomplikuara.

“Ne folëm edhe për mënyrën se si planet mund të ndryshonin në situata të caktuara dhe transferimi në spital mund të ishte i domosdoshëm, pasi një lindje mund të jetë e paparashikueshme”, shpjegon ajo.

Teller kishte pasur kontraktime të parregullta për dy ditë, kur ato më në fund u afruan dhe e dinte se Talullah po vinte.

Ajo telefonoi mamitë në orën 8 të mëngjesit dhe për më pak se 5 orë, Taullah erdhi në jetë.

Këshilla e Teller për nënat e tjera

Teller thotë se ajo vetë e donte shumë lindjen në shtëpi, por nënat e tjera në pritje duhet të konsultohen mirë me mjekët për gjendjen e tyre dhe rreziqet e mundshme.

Lexo edhe: Lindjet ne shtepi? Te rrezikshme per nenen dhe femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X