Kur është vërtet i nevojshëm?
Lindja natyrale është mënyra ideale për të sjellë në jetë një fëmijë, por ndonjëherë gjatë shtatëzanisë shfaqen disa kushte të cilat e bëjnë gati të pamundur dhe madje jo të sigurt një lindje spontane.
Sipas organizatës botërore të shëndetësisë lindja me mënyrë cezariane duhet të praktikohet vetëm nëse:
- Shfaqen anomali në mënyrën e qëndrimit të fetusit (për shembull nuk është cefalik);
- Paraqiten anomali në plaçentë (për shembull previa);
- Nëna vuan nga sëmundje të rënda fizike apo psikologjike;
- Përmasat e fëmijës janë shumë të mëdha (makrosomia fetale) dhe ndërkohë legeni i nënës paraqet anomali apo nuk konsiderohet në gjendje të përballojë ardhjen në jetë të fëmijës në mënyrë natyrale;
- Nëna vuan nga patologji të lindura uterine apo në zonën e legenit;
- Shtatzania ka shfaqur tek nëna kushte patologjike që nuk lejojnë lindjen natyrale;
- Nëna vuan nga lezione të shfaqura si pasojë e varicelës apo herpesit, gjendje që mund ta transmetojë tek fëmja gjatë kalimit në kanalin e lindjes;
- Shtatëzania është multiple (binjakë, trinjakë etj).
Operacionet e urgjencës bëhen në rast se:
- Paraqitet vuajtje fetale;
- Kur vihen re anomali mekanike gjatë lindjes (për shembull koka e fëmijës nuk zbret);
- Vihen re anomali të qafës së mitrës (nuk hapet);
- Shkëputet plaçenta;
- Vihet re gjakderdhje si pasojë e plaçenta previa;
- Gjendje e rëndë e nënës;
- Kemi të bëjmë me shkëputje të kordonit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu