Kjo eshte historia e Tiffany Burns, e cila humbi femijen e saj gjate nje aborti spontan. Ja cfare shkruan ajo ne faqen e saj te facebook:
“Kjo është dora ime teksa mban të ëmblin “Ezekiel”! Unë e “linda” atë në datën 20 Janar 2016, ndërsa zemra e tij kishte pushuar në javën e 11, kishte pushuar ajo zemër e cila më parë kishte një tingull aq të mrekullueshëm! Ai kishte një jetë! Ai nuk ishte thjesht një “grumbull” qelizash. Ai nuk ishte thjesht një mbledhje gjaku! Fëmija im ishte formuar në mënyrë perfekte, dhe kjo mund të duket qartë duke teksa shikoj gishtat e tij të vegjël dhe të ëmbël, këmbët… unë jam e bekuar që jam nëna e tij! Dhe ndërsa unë them këtë, ai jetoi për t’i mësuar të tjerëvë vlerën e jetës! Ai është misionari im i vogël”!
Dhe le ta lejojmë “Ezekielin” e vogël të shpërndajë tek të gjitha femrat mesazhin e qartë! Stop abortit! Nuk jeni duke hequr nga trupi juaj thjesht nje grumbull qelizash të cilat do t’ju “ndërlikojnë” jetën tuaj! Jeni duke hequr nga trupi juaj një krijesë të tillë, që ndoshta shumë të tjera do të jepnin gjithcka kishin, të mund ta shijonin në trupin e tyre!
Lexomi edhe: Rreziku i abortit, kujdes nga aspirina
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu