Pjesa me e madhe e aborteve spontane ndodhin gjate 13-te javeve te para te shtatzanise. Nese shtatzania eshte realizuar me anen e farezimit artificial, atehere aborti spontan ne me te shumten e rasteve ndodh afer dates se ciklit menstrual.
Pse ndodh aborti spontan?
Shkaqet pse ndodh aborti spontan jane te shumta dhe te ndryshme, disa jane te njohura, disa jo.
Ne me te shumten e rasteve ju nuk mund te beni asgje per te ndaluar abortin. Nje nga arsyet me te shpeshta qe shkakton abort spontan gjate shtatzanise eshte zhvillimi i nje anomalie kromozomike tek fetusi. Keto anomali zakonisht shkaktohen nga problemet qe mund te kete ne sperme ose ne vezore, te cilat nuk e lejojne fetusin te zhvillohet ne menyren e duhur.
Gjate trimestrit te 2-te aborti shkaktohet nga problemet e uterusit (mitres)
ose cerviksit. Nese gjate shtatzanise zhvillohet ajo qe quhet “vezore policistike” atehere mundesite qe te ndodhe abort spontan jane rreth 3 here me te medha krahasuar me shtatzanite pa probleme.
Nese ne nje shtatzani te meparshme ju keni kaluar nje abort spontan kjo nuk do te thote se do te ndodhe edhe ne shtatzanine e rradhes.
Cilat jane shkaqet e abortit spontan:
– Problemet hormonale, infeksionet ose probleme te tjera shendetsore qe mund te kete nena
– Zakonet jo te mira qe mund te kete nena (duhani, droga, ushqimi jo i ekuilibruar, abuzimi me kafeinen, ekspozimi ndaj rrezeve te demshme ose substancave toksike etj)
– Problemet me vendosjen e embrionit ne miter
– Mosha e madhe e nenes
– Traumat dhe streset qe mund te kete nena
Deri tani asnje studim nuk ka nxjerre ndonje perfundim qe e lidh abortin spontan e marredheniet seksuale, me punen jashte shtepise (pervec rasteve kur nena punon ne ambient pune jo te sigurt), me aktivitetin e moderuar fizik.
Cilat jane disa nga shenjat e abortit spontan:
Nese ju shfaqet nje apo disa nga shenjat e meposhtme duhet te kontaktoni me mjekun tuaj gjinekolog.
– Dhimbjet e shpines te cilat vijne duke u rritur dhe i ngjajne dhimbjeve te ciklit menstrual
– Rrenia e theksuar ne peshe
– Sekrecionet ngjyre roze
– Kontraksonet cdo 5’-20’
– Rrjedhjet ngjyre kafe ose te kuqe te shoqeruara nga krampe
– Rrjedhjet e gjakut te njejta me ate te ciklit menstrual, por te shoqeruara me gjak te mpiksur
– Zhdukje e menjeherhme e shenjave te meparshme te shtatzanise.
Megjithate jo te gjiha shtatzanite e shoqeruara me rrjedhje gjaku perfundojne ne abort.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu