Ky pozicion ju ndihmon ta shijoni më shumë ushqimin që konsumoni.

Të gjithëve na qëllon të hamë në këmbë ndërsa jemi duke pritur diku, jemi në piknik apo kur nxitojmë për diku.




0 0

Sipas shkencëtarëve të gjithë do të shijonim ushqimin tonë shumë më tepër nëse do të ushqeheshim teksa qëndronim ulur.

Qëndrimi juaj, pra nëse jeni ulur ose në këmbë – ndikon në ndjesinë tuaj të shijes. Dhe studiuesit në Universitetin e Floridës së Jugut thonë se qëndrimi ulur bën që ushqimi të shijojë më mirë.

Qëndrimi në këmbë rrit stresin fizik

Studiuesit panë se si sensi vestibular (i cili merret me ekuilibrin, qëndrimin dhe orientimin e trupit) punon me shqisat që kanë të bëjnë me shijen.

Duke qëndruar madje edhe për disa minuta në këmbë, ata zbuluan se rritet stresi fizik dhe zvogëlohet mundësia për të shijuar një shije të caktuar.

Për të bërë këtë zbulim, profesori Dipayan Biswas mori 350 njerëz të cilët do të vlerësonin shijen e piteve me patate të skuqura.

Njerëzit që po hanin ndërsa qëndronin në këmbë i gjykuan pitet si më pak të shijshme se sa ata që i konsumuan ndërsa po qëndronin ulur në një karrige.

E njëjta gjë ndodhi me edhe me ëmbëlsira “brownies”. Por kur u shtua shumë kripë në recetë, rezultati ndryshoi. Njerëzit që qëndronin ulur thanë se ishte një shije e pakëndshme, ndërsa njerëzit që ishin në këmbë nuk e vunë re kripën shtesë dhe thanë se kjo recetë ishte më e shijshme, krahasuar me ata që ishin të ulur.

Duke qëndruar në këmbë digjni më shumë kalori

Studiuesit iu kërkuan pjesëmarrësve të hanin fruta ndërsa mbanin në krah çantat e pazarit, të ngjashme me shportat në supermarket. Qoftë kur ishin të ulur apo në këmbë, pjesëmarrësit thanë se mbajtja e peshës dhe stresit e bënin ushqimin të dukej më i keq.

Së fundi, për të provuar perceptimin e temperaturës, hulumtuesit gjithashtu i dhanë pjesëmarrësve kafe të nxehtë. Krahasuar me ata që ishin ulur, ata që ishin në këmbë thanë se temperatura e kafes nuk ishte aq e lartë. Ata gjithashtu pinë më pak.

Përfundimi: Ushqimi gjatë qëndrimit në këmbë mund t’i ndihmojë njerëzit të humbasin peshë, sepse ata kanë tendencë të konsumojnë më pak, në këtë pozicion. Plus, stresi fizik i të qëndruarit në këmbë mund të djegë më shumë kalori.

Lexo edhe: Çfarë ndodh nëse hani të paktën një vakt të gjithë si familje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X