Kurrë nuk e mendoja se do isha nënë beqare, por u bëra e tillë ende pa e lindur fëmijën tim

0 0

Të jesh prind është një detyrë e vështirë, por edhe më e vështirë është të jesh një prind i vetëm, pa një partner me të cilin të ndash detyrimet dhe gëzimet e rritjes së një fëmije.

Jessica Gisielle ka ndarë një pjesë të eksperiencës së saj si nënë beqare më të gjithë ndjekësit në Instagram.

Postimi i plotë në Instagram

Nënë beqare

Dy fjalë që kurrë nuk mendoja se do të ishin përcaktimi i jetës sime. Kur mendoja që do bëhesha nënë, gjithmonë e mendoja veten pjesë të një familjeje tradicionale. Por jeta ka një mënyrë qesharake për të na vërtetuar se asnjëherë nuk jemi nën kontroll të plotë të gjithçkaje.

Pasi kisha një të dashur për njëfarë kohe, jeta ime ndryshoi drastikisht dhe unë krejt papritur u bëra një nënë beqare përpara edhe se djali im të vinte në jetë. Realiteti është që unë jam një prind beqar, që e rris vetëm djalin tim, por edhe pse nuk jam në situatën ideale unë po e shijoj shumë. Po shijoj çdo moment të rritjes së tij.

Dua faktin që jam nëna e Ashtons më shumë se çdo gjë në botë dhe po përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes, po bëj maksimumin që mundem.

Fëmijët kanë një mënyrë të veçantë për të na mësuar të vlerësojmë edhe gjërat më të vogla dhe të jetojmë momentin, pa pasur rëndësi nëse jemi vetëm apo me një partner, ti kupton se asgjë në jetë nuk duhet marrë e mirëqenë”.

Në fund ajo i drejton një pyetje të gjithë ndjekësve të saj të Instagramit që t’i japin këshilla nisur nga ekpseriencat e tyre apo të prindërve të tyre se si mund të bëjë makimumin një prind beqar për të bërë sa më të lumtur fëmijën e tij.

Lexo edhe: Sfidat e nje nene pa para, ne ditet e fundit te muajit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X