Kura e re për kancerin më të përhapur te fëmijët

0 0

 

Hemangioma infantile, tumori më i zakonshëm te fëmijët, prek rreth 4-6% të të porsalindurve. Shkaqet janë ende të panjohura, por dyshohet një kombinim i faktorëve: gjinia mashkullore, mosha e avancuar e nënave, probleme me placentën dhe lindja e parakohshme. Pas një paraqitje fillestare, sëmundja ndjek një fazë proliferative që zgjat 6-8 muaj, por ndonjëherë mund të zgjatet deri në 20 muaj. Pastaj hemangioma stabilizohet, dhe bën regres spontanisht brenda pak vitesh.

Ndonjëherë bëhet e rrezikshme

Megjithatë, në rreth 10-12% të rasteve, vendndodhja e plagës mund të çojë në komplikime të rënda. Për shembull, në qoftë se është e lokalizuar në zona të ndjeshme të tilla si qepallat, veshët, hunda, goja apo në zonën urogjenital, ajo mund të ndërhyjë me funksionet normale, apo edhe rrezikojë jetën. Në këto raste, diagnoza dhe inicimi i trajtimit duhet të jetë në kohë.

Rezultate pozitive me propranolol

Për dekada me radhë, ilaçet e përdorura për trajtim ishin të gjitha të përdorura për arsye të ndryshme nga ato të treguara në etiketë në Itali. Përgjigja terapeutike varionte nga 30 në 70% të rasteve dhe mund të kishte efekte anësore serioze. Tani përdorimi i propranololit, një bllokues beta mund të frenojë përhapjen dhe të përshpejtojë regresin në 90% të rasteve. Siguria dhe efikasiteti janë verifikuar përmes një studimi prej 460 fëmijëve në 16 vende.

Nevojiten qendra multidisiplinare

Është i nevojshëm, sipas specialistëve, ndërtimi i një rrjeti të qendrave të specializuara multidisiplinare në të cilat të punojnë së bashku profesionistë (mjekë dhe infermierë).

Ndikimet psikologjike

Sipas një studimi ndërkombëtar, më shumë se 70% e prindërve të një fëmije të prekur deklaruan se hemangioma kishte një ndikim të madh psikologjik në jetën e fëmijës dhe familjes.

Lexo edhe: Kanceri te femijet, shtohen rastet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X