Kur femija nuk do te beje dush

0 0

Proçesi i larjes për disa fëmijë është një makth i vërtetë, duke bërë që në disa raste fëmija të qajë me të madhe ndërsa nëna e çon drejt dushit apo vaskës së banjos. Ky problem ndoshta është shumë i njohur për një numër të konsiderueshëm familjesh që kanë në shtëpi fëmijë të vegjël.

Por nga se buron kjo frikë për t’u futur në dush?
“Nuk e di se në çfarë mënyre arritëm në këtë pikë, por ka disa muaj që djali im 3-vjeçar bërtet me zë të lartë kur i them se është koha për t’u larë. Shpesh përpiqem ta shpërqëndroj me diçka tjetër, për shembull t’i shpjegoj si mund të lahet kukulla plastike e “spiderman” që ai e do aq shumë për ta bërë të futet në ujë, dhe në disa raste të tjera më duhet që pavarësisht kësaj të përballem me refuzimin e tij të vazhdueshëm. Deri para kësaj kohe ai kishte një marrëdhënie të mirë me ujin, ku gëzohej në momentin që do të futej në vaskë dhe qante në momentin që do t’i duhej të dilte. Ndihem e dëshpëruar, është verë, bën vapë dhe më duhet të kujdesem që ai të ketë një higjienë të mirë”, shkruan një nënë e shqetësuar rreth këtij problem. Nisur nga kjo menduam se mund ta trajtonim më gjerë këtë problem, që jo vetëm kjo nënë që na ka kontaktuar të marri përgjigje, por edhe shumë nëna të tjera që na ndjekin dhe ndoshta kanë nevojë për një këshillë.

Ndodh që fëmija papritur të fillojë të urrejë momentin e larjes, duke e bërë gati të pamundur përfundimin e proçesit në mënyrën e duhur. Disa nëna përpiqen ta lajnë fëmijën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk është një zgjidhje e duhur pasi kjo do ta bënte atë të ndihej keq që po përdorte forcë kundrejt fëmijës të saj, dhe nga ana tjetër fëmija do ta ndiente veten “të dhunuar” dhe të detyruar për të bërë diçka që nuk dëshironte ta bënte.

Ju këshillojmë të reflektoni për një çast, mos vallë bëhet fjalë për një frikë ndaj ujit? Ndoshta mund t’ju kujtohet ndonjë moment kur keni qënë fëmijë dhe keni pasur frikë të futeni në ujë, apo kur e keni urryer shkumën e shampos apo të sapunit që t’ju futej në sy?

Ju këshillojmë që si fillim të mos numëroni ditët që fëmija juaj nuk është larë, por të mundoheni të ndiqni disa hapa të ngadaltë:

Një vend qetësues
Hapi i parë drejt suksesit është ta ndihmoni fëmijën ta konsiderojë vaskën apo dushin si një vend ku do të qetësohej, dhe për ta bërë këtë do t’ju duhej që si fillim të përdornit për larjen pak ujë dhe aspak shampo apo sapun. Ju si fillim duhet të përpiqeni të fitoni besimin e fëmijës tuaj, dhe nëse që në fillim i premtoni se nuk do të përdorni shkumë nuk duhet ta bëni! Ai duhet të ndihet sa më i sigurt gjatë banjës. Ndërkohë përpiquni të këndoni me të një këngë dhe më e rëndësishmja mos ja lagni sytë me ujë të bollshëm.
Luani me ujë
Në momentin që do të shikoni se fëmija juaj ka filluar të ndihet më i sigurt, mund të kaloni në hapin e dytë që konsiston në argëtimin e fëmijës. Përpiquni ta bëni atë të luajë me ujin, ndoshta edhe duke futur lodra plastike në vaskë, dhe duke i hedhur edhe nga pak ujë në fytyrë. Më pas, nëse e shikoni që fëmija është “miqësuar” me ujin mund të merrni 2 gota plastike dhe argëtohuni me fëmijën duke ja hedhur ujin fillimisht në bark, më pas në shpatullat dhe pastaj në qafë. Më pas i thoni me zë të butë dhe duke qeshur se duhet të kthehet në mënyrë që t’ja hidhni ujin e gotës në kokë. Edhe pse fëmija mund të refuzojë duhet ta shikoni në sy dhe t’i thoni se mund të ketë besim tek ju, pasi nuk do t’ja hidhni ujin në sy. Më pas duhet ta hidhni ujin me kujdes në mënyrë të tillë që të mos i bjerë në fytyrë, dhe më pas ta pyesni nëse i pëlqeu dhe nëse mund ta bëni sërish.
Çfarë duhet të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim?
Vazhdoni “lojën” e gotës duke e hedhur shampon në ujë në mënyrë që fëmija të mos vërejë shumë shkumë. Më pas i vendosni dorën në pjesën e ballit në mënyrë që uji të mos i bjerë në fytyrë dhe vazhdoni t’i lani flokët.në momentin që e shikoni se fëmija ka besim tek ju mund të përdorni pak shampo, të cilën mund ta aplikoni direkt në flokët e tij. Me kalimin e kohës mund të aplikoni sasinë e duhur të shampos.
Kjo mënyrë mund të mos ju duket sikur po bëni ndonjë gjë të vecantë, por do të jetë një mënyrë shumë e mirë për të fituar besimin e fëmijës, dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse do të jeni e vetmja së cilës fëmija juaj do të dojë t’i bëjë banjo.
Nëna të dashura! Ndërsa lexuat këtë artikull besoj se keni kaluar nëpër mend eksperiencën e larjes së fëmijës tuaj. Si ka qënë ajo? Kanë pasur fëmijët tuaj frikë nga uji që ju binte në fytyrë? Nëse po si keni arritur t’ja largoni frikën?

Lexoni edhe: Larja e flokeve te femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X