Një ndër ushqimet që ndikojnë pozitivisht në shtatzëni është edhe kungulli. Me kungullin mund të bëni larmishmëri recetash të shijshme. Kungulli është një nga perimet që të jep shumë energji. Është i pasur me vitamina A B C, fosfor, kalçium, kalium dhe hekur. Gjithashtu përmban magnez, i cili ndihmon për t’u çlodhur, për të reduktuar ankthin dhe stresin, të cilat grumbullohen sidomos gjatë shtatzënisë. Kungulli është edhe një antioksidant i shkëlqyer.
Përfitimet e kungullit janë shumë
Në të vërtetë është një anti-inflamator, qetësues i cili ka efekte pastrimi dhe gjithashtu ka veti që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Nënat mund ta gatuajnë me makarona, supë, githashtu mund të jetë e shijshme si ëmbëlsirë.
Sa kalori ka kungulli?
Vlerat ushqyese të kungullit e bëjnë të qartë se pse është një nga ushqimet e rekomanduara gjatë shtatzënisë. Mendoni se për 100 gramë kungull janë vetëm 26 kalori.
Kungulli përbëhet nga 95% ujë, 3.4% karbohidrate, 1.5% proteina dhe vetëm 0.1% yndyrë.
Ushqimet e shëndetshme gjatë shtatzënisë janë shumë të rëndësishme sepse nëna duhet të sigurojë energjinë e duhur në trupin e saj. Një dietë e mirë ushqimore zvogëlon rreziqet e ndonjë sëmundje. Kungulli është tipike perim i vjeshtës.
Farat e kungujve
Janë të pasura me minerale dhe vitamina, ideale për luftimin e cisteve dhe ndihmojnë në rregullimin e zorrëve. Përmbajnë omega 3 zink i cili rekomandohet gjatë shtatzënisë.
Lexo edhe: Lista e ushqimeve qe nje femije duhet te haje
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu