Kujdestarja i thyen kurrizin foshnjës 4 muajsh, arsyeja: qante shumë

Kujdestarja ka dhunuar barbarisht nje foshnje 4 muajsh me justifikimin se femija po qante shume. Per pasoje, femija ka pesuar thyerje te shtylles kurrizore.




0 0

Foshnja po qante shumë. Ky është motivi absurd i një dadoje, e cila i theu shtyllën kurrizore foshnjës katër muajsh për të cilin duhej të kujdesej. Historia absurde ndodhi në Daytona Beach, Florida. Gruaja e re, vetëm njëzet e një vjeç, quhet Amy Godden dhe pasi ka tentuar të mohojë faktet, në fund ka pranuar gjithçka para hetuesve.

Historia

Amy ishte kujdestarja e fëmijës katër muajsh, i cili u dërgua në spital të hënën e kaluar me shpinën e thyer. Ishte vetë gruaja e re që shkaktoi dëmin, që pranoi para hetuesve se kishte keqtrajtuar fëmijën.

Në fillim, sipas raporteve nga Daytona Beach News-Journal, vajza tha një version tjetër të fakteve, duke pretenduar se kishte gjetur foshnjën të shtrirë me krahun e tij të majtë, që varej nga njëra anë. Amy dëshironte ta kalonte episodin si një aksident.

Shumë fakte kundër kujdestares

Hetuesit, megjithatë, të pabindur, inspektuan shtëpinë ku jetonte fëmija, dhe zbuluan se lëkundësja që përdorej për porsalindurin nuk kishte shufra anësore ku mund të mbërthehej krahu, siç u tha nga dadoja. Në këtë pikë, Amy ndryshoi përsëri faktet dhe tha se në përpjekje për ta ngushëlluar, foshnja bllokoi aksidentalisht krahun nën trupin e tij, duke shkaktuar frakturë.

Me pak fjalë, shumë gënjeshtra për të maskuar të vërtetën më të hidhur, përkatësisht dhunën e pajustifikueshme mbi një fëmijë. Tani Godden akuzohet për abuzim ndaj fëmijëve dhe aktualisht është në burg.

Lexo edhe: Njerka rreh dhe lë pa ushqim djalin 5 vjeçar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X