Kujdesi që nevojitet për plagën e operacionit të lindjes pas kthimit në shtëpi

0 0

Shëroni lindjen cezariane! Edhe nëse keni pasur një lindje të qetë, pozitive e gjithçka ka shkuar mirë, ky është operacion, që do të thotë që trupi juaj ka pësuar një traumë, dhe sistemi juaj nervor do të jetë në një gjendje alarmi. Është e shpeshtë që para se të dalim nga spitali të mos na jepen shumë (ose aspak) këshilla dhe mbështetje se si të trajtojmë plagën e operacionit që tashmë e kemi në bark.

Fokusi ynë tani është tërsisht te shoku/shoqja jonë i/e re, më i vogli i shtëpisë, kështu që harrojmë që edhe vetë kemi nevojë për kujdes.

Më poshtë kemi disa mënyra sesi mund të trajtoni plagën tuaj cezariane pasi të ktheheni në shtëpi:

Dhe mos harroni se nuk është kurrë vonë për ta trajtuar veten si një mama e re, madje edhe nëse kanë kaluarvite pas lindjes:

  • Frymëmarrja e thellë, e plotë dhe e qetë do të stimulojë sistemin tuaj nervor të fillojë të qetësojë trupin tuaj. Edhe nëse me vetëdije nuk po ndiheni të shqetësuar, trupi juaj është në luftë ose “fluturim”, që do të thotë se nuk është rehatinë që duhet për t’u shëruar. Merrni frymë! Kjo gjithashtu do të fillojë të lejojë organet tuaja të riorganizojnë vendin e tyre në hapësirën që foshnja juaj sapo është evakuuar – gjë që ndihmon dyshemenë tuaj pelvike (zona e legenit).
  • Kollitja e butë gjithasthu do t’ju ofrojë stimulimin e menaxhueshëm i cili inkurajon furnizimin me gjak në zonë. Mbani një jastëk në barkun tuaj nëse teshtini – do t ‘ju dhembë. Por do të kalojë.
  • Masazhi: në ditët e para presioni shumë i butë në barkun tuaj do të inkurajojë rrjedhjen e gjakut, do të përmirësojë ndjesinë tuaj dhe do të zbutë ngurtësinë. Goditje shumë të buta dhe prekje e butë. Pas disa javësh, masazhojeni barkun pak më fort. Shqypnini një formë U-je nga poshtë brinjëve nga e majta në të djathtë rreth kërthizës tuaj. Nën lëkurë ndodhen shtresa të shërimit të indeve – nuk ka të bëjë vetëm me pjesën e sipërfaqes. Është duke u shëruar edhe ajo që është nën të e që ne s’mundemi ta shohim.
  • Kur ta ndjeni se jeni në gjendje und të përballeni me të, masazhojeni vetë barkun tuaj. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e ndërtimit të indeve me kore që mund të shkaktojnë dhimbje dhe mosfunksionim. Ndihmon gjithashtu për të zvogëluar enjtjen, si dhe ju jep ndjenjë qetësie.

Dhe mos harro e dashur nënë e re, ti je e mahnitshme!

Lexo edhe: A mund të fle në shpinë pas lindjes me operacion?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X