A mund të fle në shpinë pas lindjes me operacion?

0 0

Gjatë nëntë muajve të shtatzanisë, pozicioni juaj i gjumit ka ndryshuar shumë. Sigurisht, keni muaj që nuk flini me shpinë, ndërsa pozicionin me bark as që e keni çuar në mendje.

Nëse kishit menduar se pas lindjes, do t’i riktheheshit pozicioneve të rehatshme të gjumit, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, sidomos nëse keni bërë lindje me operacion cezarian.

Ashtu si në shtatzani, edhe pas lindjes me operacion gjetja e një pozicioni të rehatshëm gjumi është e vështirë.

Duke marrë parasysh që duhet të ngriheni disa herë nga krevati për të plotësuar nevojat e fëmijës suaj, vetë gjumi bëhet një sfidë.

Por nëse keni bërë lindje cezariane, plaga e operacionit e vështirëson shumë qëndrimin e rehatshëm. Pas dy lindjeve të mia me operacion, jam përballur me këtë problem dhe zbulova se pozicioni më i mirë për të fjetur ishte në anë, që lehtësonte dhimbjen.

Nëse flini në anë, sigurohuni të mbani një jastëk poshtë barkut, në mënyrë që plaga të këtë sa më pak presion dhe shpina të këtë mbështetjen e duhur. Barku juaj nuk vjen menjëherë në pozicionin që ka pasur para operacionit. Duhen të paktën gjashtë javë që mitra të kthehet në pozicionin e saj të mëparshëm. Deri atëherë, barkut i duhet mbështetje kur shtriheni anash. Tani që bebi ka dalë, muskujt tuaj abdominalë janë ende të dobët dhe jastëku u jep mbështetjen për të cilën kanë nevojë. Një tjetër avantazh i gjumit në anë është se mund të ngriheni menjëherë pa ushtruar presion mbi plagën e operacionit, kur bebi nis të qajë në mes të natës.

Shumë nëna preferojnë të flenë në shpinë pas lindjes me operacion, por ekspertët nuk e rekomandojnë si zgjedhjen më të mirë, sidomos nëse keni fituar shumë peshë gjatë shtatzanisë dhe barku juaj është ende i madh.

Gjumi në këtë pozicion ushtron presion të panevojshëm në plagë, duke shkaktuar dhimbje horizontale në muskujt abdominalë.

Prandaj është më mirë të prisni 2-3 muaj para se të flini në shpinë.

Lexo edhe: 5 hapa për të shëruar trupin tuaj pas lindjes me operacion






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X