Kujdesi për fytyrën, trupin dhe flokët pas plazhit

0 0

Dielli, rëra dhe kripa janë kaq të dashura për ne gjatë verës, por sigurohuni që të pastroni shtresat e papastra të lëkurës dhe ta hidratoni atë sa më shpejt që të keni mundësi.

Pas plazhit, është e rëndësishme të dini se si t’i trajtoni lëkurën dhe flokët tuaj pas një dite të kaluar nën ekspozimin në diell në plazh, për të siguruar që ato të qëndrojnë të buta dhe të shëndetshme.

Këtu janë disa këshilla për një rutinë bukurie pas plazhit.

Fytyra

Lani fytyrën mirë pas një dite në plazh. Kemi i diellit ka shërbyer qëllimin e tij, por është e rëndësishme që ta hiqni me pas nga fytyra, në mënyrë që të mos bllokohen poret tuaja, së bashku me djersën e mbetur, ujin e kripës dhe rërën që ndoshta ka ngecur diku, gjithashtu. Nëse nuk jeni djegur nga dielli, atëherë bëni një eksfolim të butë (përdorni pak sheqer kaf të përzier me vaj bajame të ëmbël) për të hequr shtresat e dëmtuara të lëkurës. Lëkura dehidrohet nga era dhe dielli, kështu që është e rëndësishme të shtoni lagështi përsëri. Kini kujdes atë që përdorni, thonë dermatologët. “Shmangni kremrat që përmbajnë vaj, benzokain ose lidocaine. Vaji mund të bllokojë nxehtësinë në lëkurë dhe benzokaina dhe lidokaina mund të irritojnë lëkurën. Shmangni produktet që përfshijnë retinol, retinë A ose eksfoliatorë të ashpër pasi lëkura është shumë e ndjeshme pas periudhave të zgjatura në diell”.

Trupi

Bëni një dush të freskët pas kthimit nga plazhi. Pastroni mirë me një sfungjer ose furçë trupi për të hequr qafe shtresat e dëmtuara nga dielli, djersa dhe rëra. Përdorni një sapun të butë, pastaj vazhdoni me një hidratues. Gjithashtu mund të bëni një banjë qumështi qetësuese duke shtuar disa gota qumësht në vaskë.

“Acidi laktik që gjendet te qumështi largon qelizat e vdekura, pa gërryer lëkurën. Gjithashtu është plot proteina dhe vitamina A, D dhe E, kështu që është jashtëzakonisht qetësues dhe funksionon si një anti-inflamator”.

Flokët

Flokët nuk i tregojnë efektet e shumta të diellit aq shpejt sa lëkura, por ata vuajnë gjithashtu. Ju duhet t’i lani patjetër flokët pas plazhit. Përdorni një shampo të butë, hidratuese.

Provoni një maskë ose balsam nëse flokët duken të brishtë. Mund të përdorni mjaltë pak të vakur për të trajtuar flokët e ashpërsuar nga plazhi. Fërkoni majat e flokut me pak vaj ulliri, bajameje etj dhe mos përdorni mjete me nxehtësi si pjastra për disa ditë.

Në verë, i gjithë trupi juaj do të përfitojë nga pirja e ujit dhe ngrënia e frutave si manaferrat e freskëta dhe shalqiri që përmbajnë antioksidantë dhe nivele të larta të ujit.

Lexo edhe: Si te kujdesemi per floket pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X