Si të mbrojmë flokët në plazh?

0 0

Në pushime, buzë detit, në mal apo liqen, është e rëndësishme që përveçse për lëkurën, të kujdesemi edhe për flokët. Sidoqoftë, ka ende pak njerëz që kujdesen për flokët e tyre gjatë verës. Megjithatë, koka është pjesa që merr pjesën më të madhe të rrezeve, veçanërisht në verë, por edhe në stinët e tjera. Kjo është arsyeja pse mbrojtja është e rëndësishme.

Mjetet e mbrojtjes së flokëve

Për të mbrojtur flokët gjatë verës, nevojiten produkte specifike që përmbajnë filtra UV por edhe ndonjë shall apo kapele pëlhure që lejojnë ajrosjen: djersa promovon prodhimin e sebumit dhe zbokthit dhe dëmton flokët, të cilët në vjeshtë do të duken të dobët e do të bien lehtësisht.

Më shumë vëmendje nëse i lyeni

Përdorimi i një produkti mbrojtës është gjithashtu i dobishëm për ruajtjen e ngjyrës, veçanërisht kur flokët janë të lyer. E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje fazës së larjes. Këshillohet që t’i lani flokët me një shampo të butë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore për të riaktivizuar mikroqarkulimin e kokës dhe për të sjellë më shumë oksigjen në flokë. Një herë në dy javë mund të bëhet një pastrim, por kurrë menjëherë pas ekspozimit të diellit: eksfolimi mekanik është i dobishëm për largimin e papastërtive nga flokët dhe qelizat e vdekura të kokës. Përzierja mund të blihet e gatshme ose të bëhet në shtëpi duke përzier një lugë çaji sheqer kaf, me gjysmë lugë çaji mjaltë dhe një majë luge kripë të imët.

Shmangni tharësen e flokëve dhe pjastrën

Pas pastrimit, një maskë ushqyese është e vlefshme. Ideale do të ishte një formulë që përmban filtra UV, vitaminë E, për të luftuar radikalet e lira dhe për të mbajtur ngjyrën të ndritshme dhe të gjallë dhe të jetë e pasur me vajra të çmuar për flokët, siç janë vaji i arganit ose vaji i lirit. Kur i thani, shmangni temperaturat shumë të larta për të mos dëmtuar më tej fibrën e dëmtuar nga dielli. Ideale do të ishte të përfitoni nga ditët e ngrohta për t’i tharë flokët në mënyrë natyrale. Gjithashtu duhen krehër me cilësi të mirë, të cilët nuk i rrëzojnë flokët dhe gjithmonë krihini flokët të thatë, sepse kur janë të lagësht kanë më shumë gjasa të këputen.

Flokët duhen shpëlarë gjithmonë me ujë të pastër pas çdo futje në det ose në pishinë sepse uji i kripur dhe klori thajnë fibrat dhe zbardhin flokët.

Lexo edhe: Si te kujdesemi per floket pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X