Krijohet testi i gjakut që mund të zbulojë më shumë se 20 lloje të ndryshme të kancerit

Një test i ri gjaku mund të zbulojë më shumë se 20 lloje të ndryshme të kancerit, thotë një studim.




0 0

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit krijuan një provë që kërkon ndryshime gjenetike të lidhura me zhvillimin e tumoreve.

Kur u provua në afro 3,600 mostra gjaku, ky test në mënyrë korrekte identifikoi pacientët me kancer në 99.4 përqind të rasteve, me një marzh gabimi prej 0.6 për qind.

Shkencëtarët shpresojnë që ky test do të lejojë që pacientët të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt, duke rritur mundësinë e tyre për të shpëtuar. Nuk dihet ende se kur do të dalë në përdorim ky lloj testi.

Shkencëtarët analizuan 3.583 kampione gjaku. Prej të cilave, 1.530 ishin nga pacientët me kancer dhe 2.053 nga njerëzit pa sëmundje.

Mostrat e pacientëve ishin të përbërë nga më shumë se 20 forma të sëmundjes, përfshirë kancerin e pankreasit, vezores, kolorektalit dhe gjirit.

Në përgjithësi, testi, i cili nuk ka ende një emër, zbuloi kancerin në 99.4 përqind të rasteve.

Zbulimi i kancerve të mundshme mund të ndihmojë shumë pacientë që të marrin trajtim më efektiv në kohë sa më të shpejtë.

Rezultatet e plota do të paraqiten në Kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologji Mjekësore 2019 në Barcelona.

Ministrat e shëndetësisë në Britani janë zotuar që tre të katërtat e pacientëve me kancer të diagnostikohen në fazën një ose dy deri në vitin 2028.

Kur diagnostikohen herët, tumoret e kancerit janë më të vogla dhe nuk janë përhapur. Pasi sëmundja të metastazohet, trajtimi bëhet më i vështirë.

Kur bëhet fjalë për kancerin e zorrëve, nëntë nga 10 pacientë mund të mbijetojnë më shumë se pesë vjet nëse diagnostikohen në fazën më të hershme, tregojnë statistikat e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe më shumë se 90% e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në fazën më të hershme jetojnë për të paktën pesë vjet krahasuar me rreth 15% të diagnostikuar në fazë më të përparuar.

Lexo edhe: Dhimbja e  shpinës: A mund të tregojë kancer?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X