Konsumi i peshkut përmirëson astmën tek fëmijët

0 0

 

Sipas një hulumtimi nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Trobe në Melburn (Australi) dhe Universiteti i Athinës (Greqi), një dietë mesdhetare e pasur me peshq të yndyrshëm, si salmoni, skumbri dhe sardelet, përmirëson funksionin e mushkërive te fëmijët 6 muajsh dhe prandaj ul simptomat e astmës. 

Midis 5 dhe 12 vjeç

Fëmijët e përzgjedhur për hulumtim ishin banorë të Athinës, të moshës nga 5 deri në 12 vjeç, dhe të gjithë vuanin nga një formë e butë e astmës. Ata janë ndarë në dy grupe:

  1. i pari duhej të hante të paktën 150 gramë peshk yndyror të gatuar dy herë në javë për 6 muaj;
  2. grupi i dytë (grupi i kontrollit) nuk kishte për të bërë ndonjë ndryshim në dietë.

Peshku redukton astmën tek fëmijët

Në fund të studimit 6-mujor, studiuesit zbuluan se grupi i parë, ai që kishte konsumuar peshk dy herë në javë, tregoi një reduktim të inflamacionit bronkial të 14 njësive: sipas udhëzimeve ndërkombëtare, një rënie prej më shumë se 10 njësi mund të konsiderohete rëndësishme.

Merita e omega 3

Dr. Maria M. Papamichael, që udhëhoqi studimin, raporton se tashmë dihet që një dietë e pasur me yndyrë, sheqer dhe kripë mund të ndikojë në zhvillimin dhe përparimin e astmës tek fëmijët, por ky hulumtim tregon se ushqimi i shëndetshëm mundet zvogėlojė simptomat e astmės. Merita do të ishte e acidit yndyror omega 3, që ka veti anti-inflamatore. “Studimi ynë tregon se ngrënia e peshkut dy herë në javë është e mjaftueshme për të reduktuar ndjeshëm inflamacionin e mushkërive tek fëmijët me astmë”.

A e dini se?

Acidet yndyrore Omega 3 quhen thelbësore, pasi trupi nuk është në gjendje t’i prodhojë ato dhe duhet t’i marrë përmes ushqimit. Ato janë: acid alfa alaline, acid eicosapentanenoic (EPA), dhe acid docosahexaenoic (DHA).

Lexo edhe: Konsumi i peshkut zgjat jeten, por mos e gatuani ne kete menyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X