Kolikat e bebit, mund ta ketë fajin qumështi i gjirit ose formula

0 0

 

Një nga tre të porsalindur vuan nga kolikat duke shkaktuar panik tek prindërit e rinj. Megjithatë, ndonjëherë disa masa të thjeshta që lidhen me ushqyerjen mund të jenë zgjidhja si për foshnjat me qumësht gjiri dhe për ata me formulë.

Kontrolloni presionin e gjirit

Para së gjithash, në qoftë se foshnja ushqehet me gji, është mirë të kontrollohet nëse gjendja është e lidhur me gjoksin. Ndoshta fëmija mund të gëlltisë sasi të mëdha ajri gjatë kohës që pi, ose qumështi juaj del me shumë presion dhe këto vetëm sa përkeqësojnë kolikat e fmëijës.

Kur qumështi del shumë shpejt, në fakt, foshnja mund të detyrohet të pijë shpejt, duke marrë ajrin dhe duke zhvilluar vështirësi të tretjes. Nëse është kështu, mund të përpiqeni të shtrydhni gjirin pak para se t’i jepni fëmijës për të pirë, hiqni fëmijën sa më shpejt që të kuptoni se rrjedha e qumështit rritet.

Nëna mund të eliminojë disa ushqime

Pediatri gjithashtu mund t’i rekomandojë nënës një dietë ku duhet të eleminojë disa ushqime. Praktikisht, nëna duhet të shmangë ushqimin potencialisht alergjik dhe “të rëndë” për disa ditë dhe të kontrollojë nëse kolikat e foshnjës zvogëlohen. Nëse po, kjo do të thotë që foshnja nuk është ende gati për shije të caktuara. Ushqimet më të rrezikshme nga kjo pikëpamje janë qumështi i lopës dhe derivatet e tij, vezët, peshku, frutat e thata, torta, patatet dhe domatet.

Çfarë duhet të bëni nëse përdorni formulë

Nëse foshnja ushqehet me qumësht artificial, përpiquni t’ ja jepni me shumë qetësi. Në këtë mënyrë ka më pak gjasa të gëlltisë sasi të mëdha të ajrit. Prandaj, mund të jetë e dobishme të bëni pushime të vogla gjatë ushqyerjes në mënyrë që të lehtësohet tretja. Pediatri gjithashtu mund të rekomandojë përdorimin e qumështit në një formulë më të tretshme.

Lexo edhe: Llojet e masazhit qe qetesojne kolikat e bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X