- Përhapeni atmosferën festive
Lejojini fëmijët të bëjnë një festë së bashku përpara festës së të rriturve. Ata mund të organizojnë një natë të tyren me pizhame me shokët e tyre, kështu që mos të bëhet një përplasje moshash gjatë festës së të rriturve. - Bëhuni kreativ me orën
Ju mund të ndryshoni të gjithë akrepat e orave në shtëpinë tuaj kështu që fëmijët të kujtojne se po presin me ju mesnatën. Eh, në këtë botë teknologjike që ne po jëtojmë, ku fëmija s’lë pajisje pa përdorur, kjo gjë është gati e pamundur. - Ndajini detyrat pritëse
“Këtë vit me të vërtetë i njohim fqinjët tanë, kështu që ne po planifikojmë një vakt rruge – fillimisht e nisim përpara një shtëpie në fillim të rrugicës dhe keshtu më radhë në të gjitha shtëpitë e fqinjve. Me disa ndarje, duke përfshirë drekën dhe koktejlet, askush nuk duhet të kryejë të gjitha punët për të shprërndarë lodhjen dhe për më tepër për të mbajtur koston e perballueshme”. - Përfshijini fëmijët në disa punë të vogla
Disa fëmijë mund të merren me punë si: shpërndarja e pecetave, gotave me pije freskuese, njeri prej tyre mund të jetë kamarieri i verës, etj. Fëmijëve u pelqyen që të përfshihen në të tilla organizime, por ju gjithashtu mund t’i vendosni fëmijët së bashku për të parë një film në një dhomë të caktuar. - Disa zbukurime argëtuese mund të gjallërojnë atmosferën
Disa drita të varuara tek tuk, pak muzikë në sfond, disa lojëra të shpërndara në parket si: letra, mos u nxheh , lojëra formuese, etj, gjithashtu disa ushqime të thata në tavolinë mund të krijojnë një atmosferë vërtetë të këndshme. - Parashiko të papriturën
është diçka e mirë të grumbullosh ushqime në frigoriferin tënd, pra të kesh diçka shtesë në të, në mënyrë se një i ftuar i papritur troket në derën tënde në prag festash. - Shmang pastrimet
Ndërsa mysafirëve që janë larg jepu nga një çantë me ushqime me vete, kjo gjë vlerësohet dhe mirëpritet gjithmonë dhe gjithashtu ju mund t’ju ngelet shumë pak për të pastruar më vonë. - Ndonjëherë pak konsiderohet si shumë
Mund të shikojmë një film, pastaj kalojmë kohë duke parë fishekzjarret në TV. Më pas zgjohen fëmijët dhe shkojnë përpara për të parë të gjitha fishekzjarret lokale dhe të nesërmen në mëngjes të gjithë së bashku urojmë fqinjët Gëzuar Vitin e Ri. - Sigurohuni që një i ftuar të ketë një gotë në dorë
Ne i duam pijet joalkoolike për fëmijët ose pak verë të përzier (për shoferët) dhe versionet alkoolike për të rriturit. Fëmijët përdorin gota të përshtatshme që i bën ata të ndjehen të rritur”. - Dhe… shijojeni
Nuk ka gjë më të bukur se sa të jesh i rrethuar me të dashurit e tu, me ushqim të mirë dhe muzikë, festa është në drejtimin e duhur ,ndaj DEFREHU.
Lexoni edhe:https: Dekorimi i shtepise i ben femijet me te lumtur
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu