Kur vjen puna tek ushqimi i fëmijës nuk është e mjaftueshme vetëm përgatitja e puresë së duhur në varësi të moshës së fëmijës, por edhe ruajtja në kushtet e duhura apo kushtet e higjienës, pasi jo në të gjitha rastet fëmija e përfundon të gjithë sasinë e ushqimit që i këni servirur.
E gjithë familja juaj, duhet të dijë disa nga rregullat bazë të higjienës dhe ruajtjes së ushqimit të bebes
- Sigurohuni që përgatitja e ushqimit tё jetё e sigurt nga ana higjienike. Lani mirё duart me ujë e sapun para se tё pregatisni ushqimin e t’ja jepni fëmijës.
- Mbani pastër sipërfaqen ku gatuani e mos lejoni që kafshët shtëpiake të futen në kuzhinë.
- Mbi të gjitha, ushqimet që janë për fëmijën, nuk duhet të ngrohen më shumë se një herë.
- Evitoni dhёnien e vezëve tё gjalla (pa zier aspak), sepse mund të jene të infektuara nga salmonela. Evitoni dhe ëmbëlsirat që nuk piqen dhe janë me bazë veze.
- Ndani ushqimin e gatuar nga i pagatuari. Ushqimi i gjallë, sidomos mishi dhe ai i pulës, mund të përmbajnë mikrobe të rrezikshme, tё cilёt mund të transferohen në ushqimet e tjera gjatë përgatitjes apo konservimit në frigorifer. Pra ushqimet e pagatuara duhet të qëndrojnë në një enë tjetër me kapak.
- Konservoni ushqimin në një temperaturë të sigurtë. Mikroorganizmat mund të shumohen shpejt nëse ushqimi konservohet në temperaturën e ambientit sidomos në verë. Poshtë 5 gradë celcius shumimi i mikrobeve është i ngadaltë.
- Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturën e ambientit pёr më gjatё se 2 orë.
- Futni sa mё shpejt nё frigorifer, të gjitha ushqimet e gatuara apo që mund tё prishen ( mundësisht nën 5° C ).
- Zieni mirë ushqimet, sidomos mishin e kuq, mishin e pulës, vezët dhe peshkun. Zieni mirë edhe supërat para konsumimit.
- Kur ngrohen ushqimet e mbetura, duhet të nxehen mirë, nuk mjafton të jenë të vakta në mënyrë që të evitohet formimi i mikroorganizmave.
- Nё disa raste, mund tё jetё komode pёrdorimi i ushqimit të gatshëm për fëmijë (homogjenizat), por mos lejoni qё ky të zëvendësojë krejtёsisht ushqimet e përgatitura në shtëpi. Në rastet kur do ta përdorni, kontrolloni datën e skadencës së konfeksionit dhe verifikoni nëse ka qënë i mbyllur në mënyrën e duhur. Në këtë rast kavanozi do të bëjë një kërcitje karakteristike në pjesën e kapakut gjatë hapjes.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu