Kate Midelton tregon për herë të parë pasiguritë si nënë e re

0 1

Ishte një moment historik për botën dhe një moment i frikshëm për një grua që sapo ishte bërë nënë për herë të parë.

Kur Dukesha e Kembrixhit u largua nga Lindo Wing në Spitalin e Shën Mërisë më 22 korrik 2013, me foshnjën e saj të vogël në krahë ajo ishte e lumtur – por edhe e frikësuar (e kuptueshme).

Kate Middleton kohët e fundit u shfaq në një intervistë ku tregoi se në fillimet e mëmësisë kishte shumë frikë kur dilte me bebin.

“Po, moment pak i frikshëm, pak i frikshëm, nuk do të gënjej”, tha Kate.

Gjatë intervistës, Dukesha foli hapur në lidhje me përvojat e saj të shtatzënisë dhe lindjes, duke shpjeguar se sa e ndihmoi lindja me hipnozë dhe se ajo nuk e dinte nëse do të lindte një princ apo princeshë deri kur Princi George erdhi në jetë, pasi kishte zgjedhur të befasohej.

Ajo u befasua dhe emocionua kur takoi djalin e saj, dhe mezi priste jetën pas shtatzanisë pasi e kaloi atë periudhë me të vjella ekstreme. Ajo ishte aq e lumtur, por ishte gjithashtu (shumë e kuptueshme) një përvojë dërrmuese. Përveç gjithë presionit që ndiejnë nënat e reja, Kate kishte një ushtri fotografësh që prisnin jashtë spitalit për të.

“Gjithçka kalon pak në turbullim. Mendoj, po, unë mbeta në spital brenda natës, mbaj mend që ishte një nga ditët më të nxehta dhe nata me stuhi të mëdha, kështu që unë nuk fjeta shumë, ndërsa George po, gjë që ishte vërtet e shkëlqyer,” shpjegoi ajo. “Unë isha e prirur të kthehesha në shtëpi sepse, për mua, duke qenë në spital, më vinin të kujtimet e kohës së kaluar në spital për shkak të vështirësive të shtatzanisë. Kështu që, unë dëshiroja vërtet e dëshpërimisht të kthehesha në shtëpi dhe të rikthehesha në normalitet”.

Kate dëshironte të kthehej në shtëpi, por ajo gjithashtu me të vërtetë dëshironte të ndante djalin e saj të vogël me publikun që kishte qenë aq shumë përkrahës i familjes së saj të re, shpjegon ajo.

“Të gjithë kishin qenë aq mbështetës dhe të dy William dhe unë me të vërtetë ishim të vetëdijshëm se kjo ishte diçka për të cilën të gjithë ishin të ngazëllyer dhe ju e dini se jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që publiku na kishte treguar. Si prindër pa përvojë, kishim të gjitha llojet e emocioneve të përziera.”

Imazhet tashmë ikonike të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit që dilnin nga spitali me të të porrsalindurin e tyre të pare kanë bërë histori, por Kate tregon se pas pamjes perfekte fshihej frika e dy prindërvee të rinj dhe rrëfimi i saj është kaq real ku mund të gjejë veten çdo nënë.

Lexo edhe: Jeta ime ju duket perfekte, por unë kam kaq shumë pasiguri, mesazh për nënat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X