Kanceri i mushkërive po prek shumë edhe jo-duhanpirësit, simptomat qëndrojnë “të fshehura”

0 0

Kanceri i mushkërive është në rritje në mesin e jo-duhanpirësve, pasi ekspertët paralajmërojnë se mjekët nuk i njohin simptomat.

Zyrtarët e shëndetësisë në Britani kanë paralajmëruar se kjo çështje duhet të marrë sa më shumë vëmendje pasi mijëra njerëz po preken çdo vit nga kanceri i mushkërive edhe pse nuk kanë pirë asnjëherë duhan në jetën e tyre.

Pirja e duhanit mbetet deri tani shkaku më i madh i kancerit të mushkërive, por një në shtatë viktima është jo-duhanpirës, dhe shkencëtarët parashikojnë se brenda një dekade, njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan do të jenë po aq të prekur sa duhanpirësit.

Ndotja e ajrit nga trafiku dhe mbetjet industriale është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive në këtë grup, po ashtu edhe pirja pasive e duhanit (kur rrini në një ambient me ata që pijnë). Ekspozimi ndaj kimikateve në punë mendohet gjithashtu të jetë një faktor.

Ekspertët thonë se kanceri i mushkërive tek ata që nuk kanë pirë kurrë duhan është një ‘sëmundje e fshehur’.

Kjo pasi simptomat diagnostikohen me vonesë, edhe pse zakonisht sëmundja e kancerit të mushkërive tregon fillimisht kollë të vazhdueshme tek ata që nuk e pijnë duhanin.

Për një kohë të gjatë, kanceri i mushkërive është menduar vetëm si një sëmundje e lidhur me pirjen e duhanit. Por rritja e numrit të të prekurve që s’kanë lidhje me duhanin nënkupton nevojën për të rritur ndërgjegjësimin tek mjekët dhe politikëbërësit për faktorët e tjerë të rrezikut, duke përfshirë ndotjen e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndodh që shumica e njerëzve që kurrë nuk kanë pirë duhan nuk besojnë se janë në rrezik për këtë sëmundje e për këtë arsye diagnostikohen me vonesë e rrjedhimisht marrin trajtim me vonesë.

Lexo edhe: Testi i gjakut mund te zbuloje kancerin e gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X