Kanceri i gjirit: zbulohet shpesh gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies

Kanceri i gjirit prek një numër gjithnjë në rritje të grave që kanë moshën për të lindur fëmijë dhe jo rrallë sëmundja zbulohet gjatë shtatzënisë ose gjidhënies.




0 1

Në fakt, një në 10 gra zbulon sëmundjen gjatë shtatzanisë ose gjatë gjidhënies. Cila është arsyeja për këtë? Një nga shkaqet është, pa dyshim, mosha e shtyrë e amësisë. Gratë gjithmonë vendosin të bëhen nëna më vonë dhe, prandaj, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancere të gjirit. Kjo konfirmohet nga një studim britanik i Kujdesit për Kancerin e Gjirit.

Studimi i 500 nënave

Ky hulumtim përfshinte një mostër prej 496 grash, që vuanin nga kanceri i gjirit me një moshë maksimale 45 vjeç. Në mesin e këtyre grave, një në dhjetë kishte zbuluar sëmundjen gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies dhe më shumë se një e treta morën terapi specifike kur fëmijët i kishin shumë të vegjël.

Frikë edhe për fëmijët

Të zbulosh se vuani nga kanceri kur sapo jeni bërë nënë, ose jeni gati të bëheni nënë, është me të vërtetë shokuese. Në fakt, më shumë se gjysma e grave që u futën në studim thonë se ato kanë vuajtur shumë për shkak të terapive të marra në një moment kaq delikat dhe se ato kanë qenë të frikësuara se nuk do të kishin mundësi të kujdesen siç duhet për fëmijët e tyre ose se nuk do t’i shihnin të rriteshin. Ajo që mungon, në këto raste, është mbështetja adekuate psikologjike (dhe jo vetëm) për nënat e reja që zbulojnë se kanë kancer të gjirit.

Lexo edhe: Aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, ja pse






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X