Pavarësisht se është shumë i përhapur, kanceri i gjirit është ende i rrethuar me paragjykime dhe mite të rreme. Kanceri i gjirit është më i zakonshëm tek femrat. Por edhe sot që teknologjia ka avancuar ka shumë mite të rremë dhe dyshime rreth kësaj sëmundje.
Për këtë arsye, Alberto Luini, bashkëdrejtues i “Programit të Senologjisë” dhe autor i librit #senonlosai, një nga ekspertët kryesorë në këtë fushë, iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta të grave.
A është e drejtë për të kryer vetë-ekzaminimin?
Absolutisht po. Vetëkontrolli është një manovër themelore që ju lejon të njihni më mirë gjirin tuaj dhe të zbuloni nëse ka ndryshime që nuk janë të dukshme për syrin, por që janë alarm për këtë lloj sëmundje. Idealja do të ishte që kjo të përsëritej sa më shpesh në çdo dy apo tre-muaj. Koha më e mirë për ta bërë këtë është zakonisht dy ose tre ditë pas përfundimit të ciklit menstrual.
Nëse nuk vërejmë ndonjë gjë të pazakontë gjatë vetëkontrollit gjoksit, a mund të shmangim kontrollet tek mjeku?
Absolutisht jo. Megjithse vetë kontrolli është thelbësor, nuk mund të zëvendësojë kontrollet tek mjeku sepse ata janë të vetmit që mund të identifikojnë çdo anomali.
A ka mundësi që një gjoks më i madh të jetë më shumë në rrezik?
Jo, nuk ka lidhje midis madhësisë së gjirit dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Një gji më i vogël thjesht është më i lehtë për t’u eksploruar, kështu që në këto raste gruaja mund të identifikojë më lehtë zonat anormale. Sidoqoftë, duhet të kesh parasysh se edhe në gjokse të vegjël mund të ketë struktura komplekse të gjirit që mund të kenë nevojë të shihen me kujdes.
Ultratingujt dhe mamografia duhet të bëhen së bashku?
Po mund të kryhen së bashku sepse ato analizojnë gjëra të ndryshme, me metodologji të ndryshme, kështu që ato mund të japin një pasqyrë më të detajuar, e cila mund të jetë veçanërisht e dobishme në rastet më komplekse.
Megjithatë, në përgjithësi, ekografia e parë sugjerohet kur je 30 vjeç, ndërsa mamografia e parë ne të 40-at me përjashtim kur ka diçka të veçantë.
Kush nuk ka raste të kancerit të gjirit në familje mund të mos kontrollohet shpesh?
Jo, gjëja më e mirë është gjithmonë t’i nënshtrohen kontrolleve vjetore.
Kush shkon rregullisht tek gjinekologu duhet të vizitohet edhe nga senologu?
Këta janë dy profesionistë të ndryshëm. Gjinekologu është eksperti më i mirë në sistemin gjenital dhe është në gjendje të analizojë kushtet shëndetësore të vaginës dhe organeve të tjera riprodhuese. Nga ana tjetër senologu, analizon shëndetin e gjinjve. Për këtë, është e rëndësishme që të kontrollohen periodikisht nga të dy.
Lexo edhe: Shenjat e kancerit te gjirit
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu