Dieta mesdhetare qe do te parandaloje kancerin e gjirit

0 0

Sipas një studimi gjerman, të ushqyerit me shumë arra, fruta dhe peshk do të ndikojë në uljen marrjes së receptorëve negativë të estrogjenit dhe për pasojë uljen e rrezikut të shfaqjes së kancerit. Sipas tyre ndjekja e një diete mesdhetare do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt duke ulur rrezikun me 40%.
Cilat janë ushqimet e një diete mesdhetare?
Ajo duhet të jetë e pasur me vaj ulliri, peshk, fruta, arra, perime dhe drithëra (kryesisht tërshërë), e cila ul edhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Studimi
Ata gjetën një lidhje të madhe ndërmjet ndikimit të kësaj diete dhe uljes së receptorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin e gjinjve të gruas, dhe kryesisht në uljen e rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit në periudhën pas shfaqjes së menopauzës, e cila është kategoria më e rëndë e kësaj sëmundje duke qënë se nuk mund të trajtohet me hormone.
Kjo dietë përfshin në veten e saj një sasi shumë të pakët të mishit të kuq, ëmbëlsirave si edhe të grurit të rafinuar si buka apo orizi i bardhë. Gjithashtu konsumimi i alkoolit duhet të jetë shumë i moderuar. Në studim janë përfshirë mijëra gra, ku nga studimi i fundit që u krye në 3.354 prej tyre u arrit përfundimi se ushqimi më i fuqishëm që lufton këta receptorë është arra, e cila pasohet nga frutat dhe peshku.
Një studim që është publikuar dhe prezantuar në “American Society of Clinical Oncology Meeting” sygjeroi një dietë të tillë si një armë e fuqishme kundër kancerit të gjirit, e cila duhet të shoqërohet edhe me një aktivitet të mirë fizik.

 

[poll id=”5″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X