Sapo të mbeteni shtatzënë, ju jeni në objektiv për njerëzit që të japin këshillat e tyre të padëshiruara. Diçka e tillë ka ndodhur me një grua shtatzanë, e cila ka shkuar në një bar për të porositur kafen e saj të zakonshme. Sapo e porositi, kamarieri menjëherë i sugjeroi t’i bënte një kafe dekafeinato, por ajo këmbënguli për porosinë e saj.
Kur e pa se nuk ndryshoi mendje, kamarieri filloi t’i listonte arsyet përse një grua shtatzanë nuk duhet të pijë kafe, në mënyrë të ashpër e të vrazhdë.
Nëna në pritje, u ndje e detyruar t’i jepte shpjegime kamarierit duke i thënë se kafja është një rutinë që ajo e ka ndjekur gjatë gjithë shtatzanisë dhe se nuk ishte e dëmshme për të.
Kamarieri vazhdoi me këmbëguljen e tij, duke kërkuar “ndihmë” nga klientët e tjerë që t’i shpjegojnë gruas shtatzanë gjithë dëmet që shkakton kafja në shtatzani.
Por, gjithë këtë skenë e ka kapurr një klient, i cili e ka shpërndarë në rrjetet sociale ku ka marrë shumë komente në mbështetje të nënës.
Ideja e pothuajse gjithë komenteve ishte se asnjëherë nuk duhet t’i japësh këshillë një gruaje shtatzanë, përveçse kur ajo e kërkon vetë atë.
Lexo edhe: I derdh kafen gruas shtatzane, ja pse
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu