Kafeina, terapi për foshnjat e parakohshme

0 0

 

Për shumë njerëz, fillimi i ditës nuk mund të jetë ndryshe përveçse me një filxhan kafe, por për foshnjat e parakohshme një dozë kafeine është një mënyrë e mirë për të filluar jetën. Kafeina i ndihmon ata të rikuperohen më shpejt.

Kafeinë për foshnjat e parakohshme

Më parë, një studim i vitit 2014 tregoi se fillimi i terapisë me kafeinë pas 2 javëve të para të lindjes shkurton kohën që foshnjat duhet të përdorin ventilatorë. Nga ana tjetër, kafeina redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të mushkërive të shkaktuara nga dëmtimi i tyre si pasojë e përdorimit të ventilatorit.

Efektet e kafeinës

“Kafeina është ilaçi më i përdorur në kujdesin intensiv për të porsalindurit e parakohshëm. Është e rëndësishme që të kuptojmë efektet afatgjata të kafeinës si një trajtim dhe të sigurohemi që këto foshnje jo vetëm që mbijetojnë, por kanë cilësi jete të mirë më vonë”,- shprhen studiuesit.

Si vepron kafeina

Studimi i ri i botuar në revistën Pediatrics shikon të dhënat e mbledhura nga mijëra të vegjël nga Kanadaja, të cilët ishin trajtuar me kafeinë në ditët e para të jetës. Fëmijët u vlerësuan për aftësitë e tyre gjuhësore, njohëse dhe të zhvillimit motorik. Studiuesit nuk gjetën efekte negative në zhvillimin e trurit, dhe foshnjat e trajtuara me kafeinë në ditët e para të jetës kishin njohuri më të zhvilluara se foshnjat e parakohshme, të cilët kishin marrë më vonë kafeinë.

Kujdes! Vetëm për foshnjat e parakohshme

Studiuesit theksojnë fort se kafeina nuk është për foshnjat e shëndetshme, të cilët nuk vijnë në jetë para afatit të duhur. “Kafeina duhet të përdoret te foshnjat e parakohshme të prirur për të pasur probleme me frymëmarrjen. Në këtë situatë kafeina është ideale, por nuk mund të rekomandojmë që kjo t’u jepet foshnjeve që lindin në afatin e duhur. Ata nuk kanë nevojë për të, madje shkakton çrregullime në gjumë dhe rrit ritmin e zemrës “.

Lexo edhe: Konsumi i tepert i kafeines gjate shtatzanise mund te shkaktoje mbipeshe te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X