Ju nuk do të jeni më e njëjta pas martesës!

0 0

 

“Burri yt nuk ka nevojë që ti të jesh e njëjta vajzë me të cilën është martuar“.

Lexoje disa herë këtë fjali, lexoje derisa ta fiksosh mirë dhe të zhytesh në të. Kështu ka shkruar blogerja Casey Huff në një postim të sajin të fundit.

“Ndonjëherë ndihem shumë fajtore sepse nuk jam më e njëjta që isha kur i thashë burrit tim “Po”. Më duket sikur e kam mashtruar, u ndjeva në faj që nuk isha më ajo. Por pastaj kuptova që edhe ai nuk është më i njëjti djalë me të cilin u martova. Dhe në fakt as unë nuk do të doja që ai të kishte mbetur i njëjti. Ne jemi rritur dhe kemi ndryshuar. Jemi përballur me tragjedi dhe gëzime të mëdha. Ne kemi humbur të dashurit dhe kemi mirëpritur jetët e reja që e bëjnë botën tonë të rrotullohet”, – thotë ajo.

“Ne kemi mësuar shumë për veten tonë si individë dhe si shokë në këtë partneritet të çmendur martesor. Kemi marrë më shumë përgjegjësi dhe jemi më të mençur në kaq shumë aspekte të kësaj jete. Është e natyrshme të evoluohesh me ndryshimet e jetës. Me çdo përvojë të re, ju prekni një pjesë të vetes që kurrë nuk e keni ditur se ka ekzistuar më parë. Nëna është një shembull i përkryer për këtë. Ndërsa ndryshimet mund të duken të frikshme, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Për sa kohë që ju të dy i jepni lidhjes suaj vëmendjen që ju nevojitet, lidhja juaj do të bëhet më e fortë. Një mënyrë e thjeshtë për të siguruar gjithmonë që shkëndija të jetë gjallë është duke siguruar kohë vetëm për ju të dy.

Unë dhe burri im e njohim më mirë njëri-tjetrin tani. Ne dimë se si të komunikojmë më mirë. Si të duhemi më shumë. Si të bashkëjetojmë më mirë. Si të jemi prindër më të mirë. Si të rritemi më mirë. Si të lulëzojmë më mirë “, – shpjegon ajo.

Lexo edhe: Hapat per te rigjetur veten pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X