Ja pse femija im nuk pi mjaftueshem qumesht! 4 te pavertetat qe nuk duhen marre kurre ne konsiderate

0 0

Gjatë ushqyerjes së fëmijës mendimet që do të dëgjojë, apo që vetë nëna do të ketë do të jenë të ndryshme, por mbi të gjitha ajo duhet të dijë se fëmija gjatë ditës duhet të lagë të paktën 6 bebelina. Por cilat janë ato mitet e pavërteta që gruaja nuk duhet të marrë në konsideratë?

  • Gjoksi duket bosh! Nuk ke qumësht!

Pas disa javësh nga lindja gjoksi nuk do të jetë më i fryrë, por do të jetë i butë sepse ai do t’i përshtatet kërkesës së fëmijës dhe nuk do të prodhojë më qumësht “të panevojshëm”.

  • Lëre të flejë.

Nëse fëmija juaj fle shumë, sidomos gjatë javëve të para, ai duhet të zgjohet për të pirë qumësht. Ai ka nevojë të pijë sa më shumë në mënyrë që të stimulojë një prodhim të mirë të qumështit.

  • Ai qan gjithmonë. Ti nuk e ngop.

I lini mënjanë këto këshilla të pavlefshme. Jo gjithmonë një fëmijë qan sepse ka uri. Ai mund të ketë dhimbje barku, veshi, ka nevojë të qëndrojë më gjatë në gji sepse ju do pranë etj.

  • Ai kërkon të pijë vazhdimisht. Ndoshta nuk ke mjaftueshëm qumësht!

Frekuenca e thithjeve në gji nuk ka limit, sidomos nëse bëhet fjalë për një të porsalindur. Ai mund të qëndrojë në gji edhe 2 orë dhe të qëndrojë pa thithur për 20 minuta. Kjo nuk nënkupton se ju nuk keni mjaftueshëm qumësht, por se ai ka nevojë të qëndrojë pranë jush.

Lexoni edhe: Si te rrisim sasine e qumeshtit te gjirit nepermjet ushqimeve?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X