Ja pse duhet t’i lejoni fëmijët të luajnë me ushqimin

0 0

 

“Mos luaj me ushqimin” është si një rregull i vjetër i tryezës së ngrënies ose “Mos përtyp me gojën hapur”. Por lejimi i fëmijëve të përdorin të gjitha shqisat për të eksploruar ushqime të reja u jep atyre përvoja ushqimore pozitive dhe i inkurajon ata të shijojnë ushqimet për të cilat fillimisht ishin skeptikë.

Në një studim të fundit hulumtuesit nga Finlanda përshkruajnë programe të edukimit ushqimor, të cilat bazohen në zhvillimet shqisore, që janë të zakonshme në kopshtet atje. Programet përfshijnë aktivitete si përgatitja e sallatave, rritja e perimeve në një kopsht ose në dritare, udhëtime në terren për të mbledhur manaferra dhe pjesëmarrja në “sesione ndijore” ku fëmijët prekin, dëgjojnë, shijojnë dhe i marrin erë llojeve të ndryshme të ushqimeve.

Ata zbuluan se fëmijët që morën pjesë në këtë edukim ushqimor zgjodhën më shumë fruta dhe perime se jopjesëmarrësit. Studiuesit thonë se ky edukim ndihmon fëmijët të eksplorojnë ushqimin me të gjitha shqisat dhe e bën ta duan ushqimin.

“Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijët të ndihen rehat  me ushqimet e reja është përmes lojës ushqimore, në mënyrë që fëmijët të mund të eksplorojnë të gjitha vetitë shqisore të ushqimit dhe të jenë më të rehatshëm se çfarë shije do të ketë përfundimisht në gojën e tyre”, thotë një nga autroet e studimit. “Kjo do të thotë të mësosh me të gjitha shqisat, jo vetëm dukjen”.

Pra, si mund t’i jepni fëmijës tuaj këtë lloj edukimi ushqimor në shtëpi?

Si fillim, lejojini t’ju ndihmojnë me përgatitjen e vakteve. Ata do të mësojnë si duken, si ndihen dhe çfarë ere ka secili ushqim, çfarë ndjesie japin kur priten ose gatuhen.

Çdo metodë që ka në thelb të saj argëtimin është e vlefshme për t’i edukuar fëmijët në lidhje me ushqimin.

Lexo edhe: Femijet qe konsumojne ushqimin e duhur jane me te lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X