Të frysh në fytyrën e një të porsalinduri është diçka e rrezikshme të cilën nuk duhet ta bëni, edhe pse mund t’ju duket e këndshme shprehia e fytyrës së fëmijës në momentin që e bëni këtë. Ndonjëherë nëna mund të mendojë se fryrja në fytyrën e fëmijës mund të ndihmojë në largimin e lemzës, por në të vërtetë dicka e tillë, më tepër se të mira sjell pasoja negative të cilat mund të jenë:
- Mikrobet.
Në momentin e fryrjes tek fytyra e fëmijës mund të shkojnë pika pështyme, të cilat do të ngjisin në lëkurën e tij çdo lloj mikrobi që ekziston tek ajo. - Fëmija ngel pa frymë.
Fëmija do të kapet në befasi dhe për pasojë do të ngelë për disa sekonda pa frymë, gjë e cila nuk është aspak e mire, pasi do të jetë si një goditje për të porsalindurin. - Të qarat e pangushëllueshme.
Fëmija mund të fillojë të qajë në mënyrë të ashpër, e cila nuk mund të qetësohet lehtësisht. - Dëmton trurin.
Nëse diçka e tillë bëhet me forcë, truri i fëmijës i cili është ende në zhvillim mund të pësojë dëmtime. - Shfaqen pika në fytyrë.
Tek disa të porsalindur mund të shfaqen pika të kuqe nëse i fryhet me forcë.
Lexoni me shume: Cfare jane dhe si hiqen pikat e bardha nga fytyra e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu