Rreth 50% e të porsalindurve vuajnë nga shpërthime frekuente të pikave të bardha në fytyrë, të cilat zhduken spontanisht brenda 2-4 javësh.
Por, çfarë janë pikat e bardha?
Këto pika të bardha janë kiste dhjamore të mbushura me një substancë të quajtur keratinë, e cila është një proteinë natyrale e lëkurës, dhe që lokalizohen kryesisht në hundë, faqe dhe ndonjëherë në ballë dhe mjekër. Këto pika dhjamore janë formacione të bardha ose të verdha, me formë të rrumbullakët dhe me madhësi rreth 1-2 mm (sa një kokë gjilpëre).
Ato zakonisht shfaqen në zonën poshtë syve dhe zhduken brenda disa javësh pa pasur nevojë për ndërhyrje, sepse në të kundërt nga shtrydhja e tyre mund të shkaktohet irritim i lëkurës ose infeksion. Gjithashtu nuk duhet të përdorni në asnjë mënyrë krem hidratues. Në rast se ato do të jenë të jenë të pranishme edhe pas muajit të 7-të dhe në gjëndje të përkeqësuar, mund të konsiderohet si alternativë ndihma mjekësore.
Pikat e bardha nuk janë të dhimbshme, dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është të lani fytyrën e fëmijës të paktën dy herë në ditë me ujë të ngrohtë dhe më pas ta thani me kujdes.
Cfarë i shkakton?
Pikat e bardha mund të shfaqen në çdo fazë të jetës për arsye të ndryshme. Tek të porsalindurit ato shfaqen që në momentin e lindjes ose edhe në ditët e para si pasojë e hormoneve të nënës, të cilat kanë kaluar nëpërmjet plaçentës dhe do të ngelen “në qarkullim” në trupin e fëmijës edhe pas lindjes. Shfaqja e tyre nuk shkakton irritim tek fëmija dhe quhet një fazë kalimtare, e cila nuk ka nevojë për trajtim.
Shfaqja e pikave të bardha nuk duhet të lidhet me ushqyerjen me gji, për këtë arsye nënat që ushqejnë fëmijën me qumështin e tyre nuk është e nevojshme të kufizojnë produktet që konsumojnë. Ndërprerja e gjidhënies nuk duhet menduar si një alternativë që do të përmirësonte gjendjen e të voglit, kjo sepse ky është një fenomen krejt natyral i lëkurës, që sic e shpjeguam edhe më lart është kalimtar.
Çfarë duhet të bëni:
- Pastroni me kujdes lëkurën e fëmijës me ujë të paktën dy herë në ditë. E thani lëkurën duke e prekur me lehtësi dhe jo duke e fërkuar;
- Keni durim, pasi pikat e bardha do të zhduken brenda 2-4 javësh pa lënë gjurmë.
Cfarë nuk duhet të bëni:
- Nuk duhet të përdorni produkte të posaçme kundër akneve, pasi janë tepër agresive për lëkurën delikate të fëmijës së vogël;
- Mos i prekni në asnjë mënyrë, mos i shtrydhni, mos i fërkoni, mos i kruani, pasi në të kundër nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të krijoni një inflamacion të lëkurës, pasi përveç kësaj do të dilnin sërish në sipërfaqe.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu