Ja perse nje mesues privat mund te jete celesi i suksesit te femijes tuaj

0 0

Para se të vendosni për të marrë një mësues privat për fëmijën tuaj duhet të siguroheni që ai është vërtet i nevojshëm, cili është i duhuri dhe së fundmi si ta kuptoni se mësimdhënia është duke ecur në rrugën e duhur.
Ja çfarë sygjeron “Schoolsearch” në lidhje me këtë
A ka vërtet nevojë fëmija im për një mësues privat?
Mësimdhënia në mënyrë private është një mënyrë që nuk zëvendëson atë që fëmija merr në shkollë, por e plotëson një mangësi që ai mund të ketë. Mësuesi privat do t’ju sigurojë në lidhje me aftësitë e fëmijës, do t’ju vendosë në dukje paqartësitë dhe boshllëqet duke nxjerrë në pah edhe potencialin e tij akademik. Nëse ecuria e tij është e mirë mësuesi privat është i panevojshëm.
Si të gjejmë mësuesin e duhur?
Mënyra më e mirë për të gjetur të duhurin është me anën e një rekomandimi, megjithatë duhet të merrni në konsideratë edhe faktin se fëmija juaj mund të mos reagojë njësoj si fëmija i mikut tuaj në mësimdhënie. Gjithashtu mësuesi duhet të ketë një kualifikim shumë të mirë si edhe eksperiencë të konsiderueshme në atë profesion. Një aspekt tjetër që duhet të vlerësoni është edhe sa i disponueshëm është ai t’ju përgjigjet kërkesave tuaja.
A është duke ecur mirë fëmija në mësime?
Mësuesi duhet të mbajë një ditar në lidhje me ecurinë e fëmijës në mësime, në mënyrë që t’ju informojë saktësisht edhe juve, jo vetëm gjatë testimeve por edhe gjatë gjithë ditëve. Mësuesi privat mund të jetë çelësi i suksesit të fëmijës tuaj, kjo pasi ai do të jetë mentori i tij me kohë të plotë si edhe një model në nivel akademik.

Lexo edhe: Marrdhenia prind-femije-mesues, disa keshilla

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X