Ja kur te prisni per here te pare floket e femijes

0 0

Gjatë prerjes së flokëve fëmija mund të shfaqë vështirësi në të qëndruarin qetë, kjo pasi janë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe si duhet të qëndrojnë. Megjithatë kjo nuk duhet të bëhet pengesë për të prerë flokët e parë të fëmijës në momentin e duhur.
Cili është momenti i duhur për të prerë flokët e fëmijës?
Flokët e barkut fillojnë të bien shumë shpejt nga koka e fëmijës, kjo pasi ata janë shumë të hollë dhe nuk kanë një strukturë të mirë. Rreth vitit të parë të jetës fillojnë të shfaqen flokët e vërtetë të fëmijës, dhe vetëm atëherë mund kuptohet si është ngjyra dhe forma e tyre. Për këtë arsye prerja e parë e tyre duhet të bëhet vetëm rreth vitit të pare të jetës. Në këtë periudhë mund të bëni një prerje jo të plotë, kjo pasi edhe volumi i flokëve në përgjithësi nuk është i madh.
Pse duhet të priten flokët e fëmijës?
Është e rëndësishme për arsye shëndetësore. Flokët e fëmijës janë tepër delikatë dhe për këtë arsye përjetojnë më shumë “stres” nga faktorët e jashtëm, krahasuar me flokët e të rriturve. Faktor rreziku në këtë drejtim do të bëhet edhe loja që ata zhvillojnë në tokë, pluhuri, lëvizja e shumtë që bëjnë në shtrat para apo gjatë gjumit, pra të gjithë këta faktorë ndikojnë në shëndetin e flokëve të fëmijës.
Pse fëmijët nuk e duan parukjeren?
Në më të shumtën e rasteve shkaktar bëhet ambjenti i huaj, pra që është ndryshe nga ai i shtëpisë. Në këtë moment parukjerja apo berberi duhet të dinë të fitojnë besimin e fëmijës, të dijë ta qetësojë atë dhe në përgjithësi ta trajtojë procesin si një lojë.

Lexoni edhe: Si ti bindim femijet qe te presin floket?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X