Ja cilat jane ushqimet e ndaluara per femijen deri ne moshen 3-vjecare

0 0

Cilat janë ushqimet e ndaluara për fëmijën deri në moshën 3-vjeçare?

Cilat janë ushqimet që duhet t’ja ofrojmë fëmijës vetëm me raste dhe në sasi të vogël? Ja çfarë këshillon specialisti i fushës Stefano Martelossi.

Ushqimet të cilat duhet të tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 3-vjecare

– Frutat e detit (midhje, molusqe)
Ato mund të jenë shumë të pista, sidomos nëse janë mbledhur nga zonat pranë porteve dhe shkarkueseve, dhe për pasojë mund të provokojnë intoksikime si për shembull salmonela.

– Mishi dhe peshku krudo (i pagatuar)
Ky lloj ushqimi mund të përmbajë bakterie dhe për pasojë mund të skaktojë infeksione intestinale. Fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse nuk kanë ende një sistem mbrojtës të mirëfilltë.

– Kafe, caj dhe pije të tjera me përmbajtje kafeine
Këto pijë kanë efekt stimulues dhe për pasojë nuk do të jenë të shëndetshme për fëmijët e vegjël. Pirja e tyre mund të sjellë efekte negative në gjumin e tij si dhe humorin.

– Pijet me sheqer
Pirja e tyre përveçse nuk ka asnjë dobi për organizmin e fëmijës, do të përbëjë një faktor për rritjen e rrezikut të obezitetit. Krahas kësaj këto pije mund ta mësojnë fëmijën me shijen e ëmbël dhe për pasojë ta bëjnë atë të “tërhiqet” prej tyre. Edhe pas moshës tre vjeçare konsumi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të moderuar.

– Në asnjë mënyrë pije alkoolike
Fëmija nuk duhet të pijë pije alkoolike deri në moshën madhore. Alkooli dëmton qelizat cerebrale, duke ndikuar negativisht në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Ushqimet që fëmijët deri në moshën 3-vjeçare, apo edhe më pas duhet të konsumojnë në mënyrë të moderuar

Gorgonzola, gjalpë, maskarpone, sallam, pançetë, mortadelë
Këto ushqime kanë përmbajtje të lartë yndyre e cila favorizon obezitetin.

– Sheqeri i bardhë dhe çdo lloj ëmbëlsuesi
Sheqeri i bardhë mund të evitohet plotësisht nëse është e mundur, ndërsa ëmbëlsuesit mund të jepen me raste, pasi e bëjnë fëmijën të pëlqejë shijen e ëmbël dhe për pasojë të dojë të hajë ushqime të ëmbla, konsumimi i të cilave favorizon obezitetin.

Kripa
Kripa duhet të përdoret në mënyrë të limituar, për shembull në rastin kur fëmija ha supën e perimeve, kjo sa për t’i dhënë pak shije. Dhënia e kripës në sasi të moderuar do ta bëjë atë të vlerësojë shijen natyrale të ushqimeve, do ta bëjë atë më pak të rrezikuar për të vuajtur nga hipertensioni si edhe do të mundësojë një shëndet më të mirë të tij.

– Ushqime në kuti
Substancat që përdoren për konservimin e këtyre ushqimeve mund të mos jenë të dëmshme për shëndetin e fëmijës, por këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. Do të ishte e këshillueshme të përdorni ushqime të freskëta për fëmijën.

Lexoni dhe: Ushqimet e demshme per nje femije te vogel






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X