Ushqimet e demshme per nje femije te vogel

0 0

Deri në moshën 3 vjeçare ekzistojnë disa ushqime që nuk duhet të konsumohen aspak nga fëmija, si edhe disa ushqime që duhet të konsumohen në mënyrë tepër të moderuar. Prindërit duhet të jenë përgjegjës për një ushqyerje korrekte në mënyrë që kurbat e rritjes së fëmijës të jenë në nivelet e duhura.

Ndërkaq ushqimet që fëmija nuk duhet të konsumojë deri në moshën 3-vjeçare janë:

  • Kërpudhat duhet të konsumohen në sasi shumë të vogla pasi fëmija do t’i tresë. Ato duhet të konsumohen me raste dhe gjithmonë pasi jeni siguruar për cilësinë që kanë.
  • Ushqimet e tymosura (sallam, proshutë etj). Duke qënë se mund të përmbajnë substanca kancerogjene duhet të konsumohen në sasi tepër të limituara. Kjo vlen jo vetëm për fëmijët por edhe për gratë shtatzana.
  • Mund të provokojë varësi ndaj shijeve të ëmbla ashtu si edhe sheqeri. Pra duhet të konsumohet në sasi të limituara edhe pse ka shumë efekte pozitive në shëndetin e organizmit.
  • Yndyra shtazore duhet të përdoret në mënyrë shumë të moderuar pasi favorizon obezitetin. Do t’ju këshillonim përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër.
  • Ushqimet e pagatuara. Nuk duhet te konsumohen. Kryesisht ato të mishit, veza dhe peshku. Këto ushqime mund të provokojnë infeksione si pasojë e bakterieve që mund të përmbajnë. Sistemi imunitar i fëmijës nuk është në gjendje të mbrojë organizmin prej tyre.
  • Frutat e detit pasi mund të provokojnë helmim, kryesisht ato me guackë. Rreziku më i madh është salmonela.
  • Peshku shpatë, kjo pasi përmban shumë mërkur.
  • Kafe dhe pije të tjera me përmbajtje kafeine. Kanë një efekt stimulus dhe mund të ndikojnë në gjumin apo humorin e fëmijës.
  • Lëngjet e fruave dhe çaji i ftohtë. Mund të ndikojnë negativisht në shijet e fëmijës dhe të favorizojnë obezitetin.

Koka kola dhe pijet e tjera me gaz. Nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe favorizojnë obezitetin. Fëmija do të mësohet me shijen e tyre dhe do t’i kërkojë vazhdimisht






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X