Ja cilat jane simptomat qe nuk duhet te anashkaloni ne shtatzani

0 0

Edhe pse mund të keni biseduar shumë në lidhje për shtatzaninë me nënat e tjera, apo keni lexuar mjaft informacione, sërish mund të pyesni veten nëse është normale apo jo një simptomë e caktuar që mund të shfaqet. Ja cilat janë shenjat të cilat konsiderohen si një këmbanë alarmi  dhe nuk duhet të neglizhohen gjatë shtatzanisë.
Dhimbjet në bark
Dhimbje akute në pjesën e sipërme ose të poshtme të barkut tuaj, me ose pa të përziera dhe të vjella, mund të jenë shenjë paralajmëruese e disa problemeve, si për shembull një problem me mostretjen e ushqimit, djegie stomaku, helmin nga ushqimi etj. Nëse jeni në gjysmën e dytë të shtatzanisë kjo dhimbje mund të jetë shenjë paralajmëruese e pre-eklampsisë, një problem serioz që kërkon kontrollin e menjëhershëm të mjekut.
Dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut
Dhimbjet e mëdha në të dyja anët e barkut, mund të kërkojnë kontrollin e mjekut pasi mund të shkaktohen nga disa arsye të ndryshme, ku më e shpeshta për shtatzaninë është këputja e ndonjë ligamenti. Ndër të tjera mund të jenë shenjë e:
• Shtatzanisë jashtë mitre;
Abortit spontan;
• Lindjes së parakohshme;
• Shkëputje të placentës;
• Këputjes së një fibriome.
Kur gruaja ka temperaturë të lartë
Nëse keni një temperaturë mbi 37.5 gradë, por pa asnjë sipmtomë gripi, i telefononi menjëherë mjekut. Nëse temperatura është më e lartë se 39 gradë, mund të bëhet fjalë për një infeksion, dhe për këtë mjeku mund t’ju përshkruajë një antibiotik. Nëse temperatura shkon më shumë se 39 gradë dhe zgjat për një kohë të gjatë, mund të dëmtohet fëmija.
Probleme me shikimin
I telefononi mjekut nëse në gjysmën e dytë të shtatzanisë, shikimi juaj shfaq probleme të tilla si:
• Shikimi është dyfishtë;
• Shikimi është i turbullt;
• Shikimi juaj errësohet;
• Shikoni drita para syve.
Të gjitha këto mund të jenë shenjë e pre-eklampsisë.
Fryrje tek duart dhe këmbët
Krijimi i edemave apo enjtjeve tek gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, fytyrës apo syve zakonisht ndodh në fund të shtatzanisë. Në shumicën e rasteve kjo nuk është shenjë shqetësimi, por në rast se enjtja është e madhe dhe ndodh në mënyrë të papritur, gjendje e cila mund të shoqërohet edhe me dhimbje koke apo probleme me shikimin, mund të jetë shenjë e pre-eklampsisë. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj gjinekolog.
Dhimbjet e vazhdueshme të kokës
Në qoftë se një dhimbje e madhe koke zgjat më shumë se dy-tre orë, dhe shoqërohet me probleme shikimi apo enjtje trupi, mund të keni pre-eklampsi. Ajo mund të shfaqet në gjysmën e dytë të shtatzanisë apo menjëherë pasi fëmija ka lindur.
Gjakderdhjet vaginale
I telefononi doktorit nëse gjakderdhjet vaginale do të jenë:
• Gjakderdhja me fluks më të lehtë dhe me ngjyrë më të erët se zakonisht mund të jetë shenjë treguese e shtatzanisë jashtë mitre. Kjo mund të shoqërohet me dhimbje të njëanshme në bark. Nëse gjakderdhja do të jetë e rëndë dhe e shoqëruar me dhimbje në pjesën e pasme mund të bëhet fjalë për abort spontan.
• Nëse keni gjakderdhje të papritur dhe pa dhimbje mund të bëhet fjalë për placenta previa.
• Gjakderdhjet me ngjyrë të errët ose të qartë, të shoqëruara ose jo me mpiksje, mund të jenë shenjë e shkëputjes së placentës. Kjo gjendje vihet re në momentin që placenta fillon të shkëputet nga muri i uterusit. Në varësi të pozicionit apo masës së shpëkutjes, ajo mund të shkaktojë gjakderdhje të mëdha ose jo, të shoqëruara me dhimbje.
• Gjakderdhjet e mëdha mund të jenë shenjë paralajmëruese e një lindje të parakohshme nëse shtatzania është më e vogël se 37 javë.
Rrjedhja e lëngjeve nga vagina
Nëse keni rrjedhje lëngjesh nga vagina para javës së 37-të të shtatzanisë, duhet të keni parasysh se mund të keni çarje të membranave. Në këtë rast duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj gjinekolog. Nëse keni shenja infeksioni duhet të merrni medikamentin e duhur. Në momentin që ujërat çahen fëmija juaj është shumë i rrezikuar ndaj infeksioneve dhe për këtë arsye duhet të merrni menjëherë kujdesin e mjekut tuaj.
Etje e papritur
Nëse keni etje të papritur dhe urina juaj ka ngjyrë të verdhë të errët, mund të keni dehidratim. Ju duhet të konsumoni shumë lëngje gjatë shtatzanisë, sidomos ujë. Nëse keni më shumë etje se zakonisht si edhe urinoni në sasi të mëdha, bëni një kontroll tek mjeku pasi mund të jenë shenja të diabetit gestacional.
Djegie gjatë urinimit
Ju mund të keni infeksion urinar nëse:
• Keni dhimbje apo djegie gjatë urinimit;
• Keni nevojë urgjente për të urinuar edhe nëse sapo keni shkuar në banjo;
• Keni gjurmë gjaku dhe aromë të keqe;
• Keni të vjella, lodhje dhe djersë të ftohta;
• Keni dhimbje në fund të barkut.
Nëse keni një nga këto simptoma kontaktoni mjekun tuaj.
Keni të vjella të vazhdueshme
Nëse keni të vjella të vazhdueshme duhet të merrni mjekimin e duhur në spital, pasi kjo ështe e rrezikshme për ju duke qënë se mund të shkaktojë dehidratim. Nëse keni të vjella gjatë gjysmës së dytë të shtatzanisë, nëse keni dhimbje tek brinjët, si edhe fryrje të papritur të fytyrës, duarve dhe këmbëve duhet t’i drejtoheni mjekut pasi mund të bëhet fjalë për pre-eklampsi. Të vjellat e shoqëruara me diarre mund të jenë shenjë e një helmimi me ushqim. Nëse keni të vjella të shoqëruara me temperaturë dhe dhimbje në pjesën anësore të trupit dhe pranë organeve gjenitale, tregon se mund të keni infeksion në veshka.
Kur ndiheni të lodhura dhe të turbullta
Kjo mund të shkaktohet nga një ushqyerje jo e mirë ose e pamjaftueshme gjatë ditës, por mund të jetë edhe shenjë e uljes së presionit të gjakut.
Levizjet e bebit janë më të rralla
Nëse lëvizjet e bebit pas javës së 24 të shtatzanisë janë më të rralla ose kanë ndaluar tregon se bebi është në stres. Nëse jeni mbi 28 javë dhe keni simptoma të tilla shkoni menjëherë në spital.
Kur keni kruajtje
Nëse keni kruarje të mëdha në të gjithë trupin sidomos gjatë natës, mund të keni të bëni me një problem në mëlci, i cili shkakton verdhëzën. Nëse kruarjet janë jo shumë shqetësuese mund të rrini e qetë pasi kjo ndodh nga hapja e lëkurës tuaj. Nëse keni kruarje gjatë natës, sidomos në përllëmbët e duarve dhe tabanin e këmbëve, kryesisht gjatë natës duhet të shkoni për vizitë tek mjeku.
Kur rrëzoheni dhe godisni barkun
Jo të gjitha rastet janë të rrezikshme, por nëse ndodh telefononi menjeherë mjekun dhe i shpjegoni çfarë ka ndodhur. Nëse tek ju shfaqen kontraksione apo rrjedhje lëngjesh, gjaku dhe çfarëdolloj shqetësimi tjetër, shkoni menjëherë në urgjencë.
Gjendje e keqe e përgjithshme
Nëse nuk keni një simptomë të qartë, por gjithsesi nuk ndiheni mirë, i besoni instiktit dhe shkoni tek mjeku.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X